Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Xhaferi: Partitë në kohë të dakordohen për terminin e zgjedhjeve

26/10/2023
Xhaferi: Partitë në kohë të dakordohen për terminin e zgjedhjeve
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ka bërë thirrje partive politike që në kohë të dakordohen për terminin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm, me qëllim që të respektohen afatet ligjore dhe kushtetuese.

Ai tha se, deri në vitin e ri duhet të ketë konsensus sa i përket zgjedhjeve presidenciale. Sipas Xhaferit, më së voni zgjedhjet presidenciale mund të mbahen më tetë maj, megjithatë kjo sipas tij, përmban rrezik, pasi nëse ka ankesa sa i përket zgjedhjeve, shteti mund të mbetet pa kryetar.

Gjithsesi, Xhaferi tha se do të respektojë vendimin e partive politike, por përgjegjësia do të jetë e tyre nëse eventualisht nuk zgjedhet kryetari i shtetit.

“Nuk kam ndërmend të thërrasë askënd, ndërsa ata duhet të jenë të përgjegjshëm për këtë çështje dhe të më informojnë. Përgjegjësia ime është që të shpallë zgjedhje në terminin e rregullt. Zgjedhjet presidenciale nuk mund të jenë të jashtëzakonshme. Zgjedhjet presidenciale më së herët mund të mbahet më 14 mars, ndërsa më së voni më 8 maj. Nëse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidencial mbahet më 8 maj, mund të mbesim pa president të shteti nëse ka procedurë ankimore, përkatësisht nëse ka rivotim në disa vendvotime të cilat do të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve” – tha Talat Xhaferi, kryeparalmentar.

Në lidhje me zgjedhjet parlamentare kryeparlamentari tha se për këtë ka procedura dhe afate të tjera dhe ka kohë deri në shkurt apo mars.

“Tetë maji është data e vetme në të cilën mund të ketë zgjedhje të dyfishta në terminin e rregullt, përkatësisht rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhje parlamentare. Por, tetë maji është datë kritike sepse mund të mbesin pa president shteti dhe zgjedhjet të duhet të përsëriten” – tha Talat Xhaferi, kryeparalmentar.

Sipas afateve ligjore, inaugurimi i shtetit të shtetit duhet të jetë më 12 maj 2024, kur përfundon mandati i shefit aktual të shtetit. Zgjedhjet presidenciale mbahen në 60 ditët e fundit të mandatit aktuale. Që të respektohen afatet, zgjedhjet mund të mbahen më së herët më 14 mars dhe më së voni më 5, përkatësisht 8 maj.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, ato mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit aktual të deputetëve i cili përfundon më 4 gusht. Sipas kësaj, zgjedhjet mund të mbahen më së herët më 5 maj dhe më së voni më 15 korrik.

Previous Post

Grubi – Presker: Rruga europiane opsion i vetëm dhe i drejtë

Next Post

A po i’a merr “pushtetin” Danella Arsovska Hristijan Mickoskit me zgjedhjen e saj nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
A po i’a merr “pushtetin” Danella Arsovska Hristijan Mickoskit me zgjedhjen e saj nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane

A po i’a merr “pushtetin” Danella Arsovska Hristijan Mickoskit me zgjedhjen e saj nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk