Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Xhaferi-Osmani: Maqedonia e Veriut në frymën e fqinjësisë së mirë, jep mbështetje për aspiratat euroatlantike të Kosovës

15/04/2024
Xhaferi-Osmani: Maqedonia e Veriut në frymën e fqinjësisë së mirë, jep mbështetje për aspiratat euroatlantike të Kosovës
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën “Forumi ndërkombëtar për gra, paqe dhe siguri” në Prishtinë, realizoi takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Në fillim të takimit, Kryeministri Xhaferi e falënderoi Presidenten Osmani për mikpritjen e bërë dhe për ftesën për pjesëmarrje në konferencën e cila është në organizim të Presidentes kosovare.
Ndër tjerash, në takim u theksua zotimi i të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe sfidat aktuale në planin rajonal dhe shumëpalësh, a në lidhje me situatën e sigurisë dhe progresin ekonomik të rajonit dhe më gjerë.
Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe mundësitë për avancimin e tyre, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Kryeministri Xhaferi, e ri-konfirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut, në frymën e fqinjësisë së mirë, jep  mbështetje për aspiratat euroatlantike të Kosovës, si dhe mbështetje për bashkëngjitjen aktive të Kosovës në forumet e përhershme dhe nismat rajonale.
Bashkëbiseduesit këmbyen opinione për integrimin e plotë të të gjitha vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo nënkupton siguri, stabilitet dhe progres të përgjithshëm për të gjithë qytetarët. Në këtë drejtim, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, theksoi se shteti ynë, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, është i gatshëm që njohuritë dhe përvojën e fituar t’i vë në dispozicion të Kosovës.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, theksoi se Maqedonia e Veriut e përcjell situatën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe e mbështet dialogun, duke potencuar se nevojitet konstruktivitet nga të dyja palët dhe se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e marra nga Brukseli dhe Ohri.
Kryeministri Xhaferi dhe Presidentja Osmani së bashku konstatuan se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.
Previous Post

MPB me detaje për aksidentin fatal ku humbi jetën fotografi i njohur nga Gostivari

Next Post

Perëndimi thirrje Izraelit për mospërshkallëzim të situatës: Mendoni me tru dhe jo me zemër!

Related Posts

Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Next Post
Perëndimi thirrje Izraelit për mospërshkallëzim të situatës: Mendoni me tru dhe jo me zemër!

Perëndimi thirrje Izraelit për mospërshkallëzim të situatës: Mendoni me tru dhe jo me zemër!

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk