Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Xhaferi: Liria e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike

15/03/2024
Xhaferi: Liria e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u drejtua në Konferencën ndërkombëtare me rastin e 60 vite Gjykatë Kushtetuese, të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me temën “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit”.

“Shteti ekziston në dobi të jetës së mirë të qytetarëve dhe jo vetëm në dobi të jetës”, ka thënë filozofi i urtë Aristoteli dhe ky është vetëm një nga interpretimet e shumta gjatë historisë, në lidhje me domosdoshmërinë e vendosjes së sistemit funksional shtetëror.

Nëse merret parasysh se sistemi shtetëror bazohet në ligjet, a Gjykata Kushtetuese e ka rolin më të rëndësishëm më të – mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë – atëherë, në këtë 60-vjetor të madh të jubileut të Gjykatës Kushtetuese, do të njohim një rëndësi të madhe si për qytetarët ashtu edhe për shtetin.

Në kontekstin aktual, bota bashkëkohore demokratike në Gjykatën Kushtetuese sheh një mbrojtës të veçantë të vlerave më të larta qytetëruese: lirinë e shprehjes publike të mendimit si një e drejtë universale e njeriut dhe mundësinë për mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore të kësaj të drejte, që është edhe tema e konferencës së sotme. Rrënjët historike gjenden në historitë demokratike të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Themelet e barazisë në liritë dhe të drejtat e të gjithë njerëzve është pikërisht e drejta e lirisë së shprehjes, e cila është kryesore edhe për mediat, si mbrojtëse të interesit publik. Dhe fakti që vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike në procedurë gjyqësore për rastin e dy gazetarëve, është diçka për të cilën duhet kushtuar vëmendje.

E drejta e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike më shumë se kurrë, dhe ajo duhet të jetë në dispozicion dhe reale për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht se kush janë, çfarë punojnë apo ku bëjnë pjesë.

Jo gjithmonë gjatë historisë, por edhe në kohën bashkëkohore, ka qenë gjithmonë njëjtë. Por sot, sidomos me forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të perspektivës euroatlantike të shtetit, mund të shihet se si kjo reflektohet edhe në pjesën e mbrojtjes institucionale të të drejtave kryesore demokratike.

Republika e Maqedonisë së Veriut u etablua si shembull i një demokracie të suksesshme multietnike, e cila zbaton vlera evropiane, sidomos në fushën e të drejtave dhe barazisë, të cilat sot konfirmohen si shtyllë e paqes.

Megjithatë, është e rëndësishme të vazhdohet me procesin e reformës, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vendoset në përputhje me përcaktimet strategjike të vendit tonë. Gjegjësisht, nevojiten reforma thelbësore në lidhje me mënyrën e emërimit të gjykatësve kushtetues dhe rregullimin ligjor të kompetencave të tyre.

Sot, Gjykata Kushtetuese punon lirshëm, në përputhje me kapacitetet personale, profesionale dhe integritetin e anëtarëve, por si shtet, është mirë të sigurohet një zgjidhje sistematike deri te e cila do të arrihet nëpërmjet analizave të ekspertëve dhe konsultimeve me të gjitha palët relevante. Sepse, edhe pse nuk është organ i pushtetit gjyqësor dhe në suazat e sistemit kushtetues, është jashtë sistemit të gjyqësorit, megjithatë, Gjykata Kushtetuese mundet dhe duhet të ketë një rol kryesor në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të sundimit të së drejtës.

Kushtetuta e parë, si akti më i lartë juridik i shtetit që u miratua pas pavarësisë në vitin 1991, pësoi 8 ndryshime me 36 amendamente. Është reflektim i zhvillimit demokratik të shtetit dhe qytetarët në të me të drejtë shohin dhe kërkojnë që të jetë mbrojtës i përfitimeve më të larta të demokracisë. Dhe këtu nuk ka asgjë kontestuese. Praktika tregon se në disa shtete evropiane, dhe atë me demokraci shumë më të zhvilluara, ndryshimet kushtetuese janë të shpeshta dhe madje ndodhin pothuajse çdo vit. Sepse është materie e gjallë dhe sepse doemos duhet të ecim krah për krah me atë botë demokratike për të siguruar përparim të vërtetë.

Ne i avancojmë të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe këtë nuk e bëjmë për cilindo tjetër, por për veten tonë. Sepse, neve, që u dëshmuam si një model suksesi i Evropës në miniaturë dhe si të tillë i nevojitemi Evropës së madhe, ashtu edhe na ngjason të zhvillohemi. Që aspirata deri në vitin 2030 të bëhemi pjesë e familjes evropiane të kombeve dhe shteteve të zhvilluara demokratike të bëhet realitet.

Hapi tjetër në integrimin evropian është i domosdoshëm për ne para së gjithash në shtëpi, për vendosjen e sundimit efektiv të së drejtës. Klasteri i parë në procesin e negociatave janë “Vlerat themelore”, që ka të bëjë pikërisht me të drejtat e njeriut dhe sistemin gjyqësor.

Si Qeveri jemi të përcaktuar fuqishëm drejt realizimit të qëllimit evropian dhe për këtë tani më edhe është miratuar Strategjia zhvillimore sektoriale për gjyqësorin (2024 – 2028), si një dokument strategjik, me Plan veprimi. Në të, është paraparë Fusha prioritare 4: Reforma e Gjykatës Kushtetuese.

E di që nuk ekziston një model i përkryer i një shteti, atë nuk ka arritur askush ta vendosë plotësisht deri në ditën e sotme. Megjithatë, janë të rëndësishme përpjekjet, sepse qëllimet përpara janë një kategori lëvizëse, dhe pikërisht përpjekjet janë forca lëvizëse e shoqërive në të cilat jetojmë.

Kisha nderin të drejtohem në këtë Konferencë ndërkombëtare me rastin e 60-vjetorit jubilar. Besoj se do të jeni të inkurajuar që të kontribuoni akoma më fuqishëm në avancimin e lirive dhe të drejtave themelore, të garantuara me deklaratat ndërkombëtare si dhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Previous Post

VLEN: BDI ka filluar të fshehë gjurmët, po përgatitet për opozitë!

Next Post

VLEN deri te BDI: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

Related Posts

Maqedoni

Limani: Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës

15/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Maqedoni

DPHM: Nesër rikthehen reshjet e shiut, temperaturat do të bien ndjeshëm

15/05/2025
Aktuale

Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

15/05/2025
Maqedoni

Brenda 3 viteve, 457 persona kanë vdekur në aksidente trafiku

15/05/2025
Aktuale

Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetsisë

15/05/2025
Next Post
VLEN deri te BDI: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

VLEN deri te BDI: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata - humbësi të tërhiqet nga politika

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025

Limani: Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës

15/05/2025

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk