Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Xhaferi: Këmbëngulja dhe besimi i iluministëve janë udhërrëfyesi drejt përparimit

24/05/2024
Xhaferi: Këmbëngulja dhe besimi i iluministëve janë udhërrëfyesi drejt përparimit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë dhe në emërin e tij, ka uruar 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, rektores prof. dr. Biljana Angellova, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve, studentëve të universitetit dhe qytetarëve.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, ju uroj 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, njëherit juve, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve dhe të gjithë studentëve të universitetit.

Festa e sotme e dyfishtë kërkon këmbëngulje dhe besim në shkencë dhe arsim, si shtytës kryesorë të zhvillimit të një shteti bashkëkohorë dhe evropian, ashtu si dëshirojmë dhe synojmë të gjithë të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Një rol të tillë udhëheqës në këtë proces i ka hije Universitetit të parë shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase, dhe juve si vazhdues, si trashëgimtarë aktualë ashtu edhe të ardhshëm, të veprës iluministe të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Sepse, siç thotë Shën Klimenti i Ohrit për mesuesit e tij”, ata me vepër të mirë dhe besim të fortë, kaluan si dielli, duke ndriçuar vendet e errëta me hapat e tyre”.

Nuk ishte një betejë e lehtë për vëllezërit Kirili dhe Metodi, të cilët në kohën kur kishte vetëm tri gjuhë të privilegjuara, arritën ta sillnin gjuhën sllave në pozitë të barabartë me to. Me këtë fillon të zhvillohet shkrim-leximi bashkëkohor maqedonas. Dhe puna e tyre frymëzuese është dhe duhet të jetë një udhërrëfyes se si mund dhe duhet të punohet në realizimin e qëllimeve të shenjta.

Si gjenerata të sotme, e sidomos në vitet e fundit, kemi arritur në përpjekjet tona që gjuha standarde maqedonase të jetë e pranuar në mënyrë të barabartë në mesin e gjuhëve zyrtare në Bashkimin Evropian, dhe vazhdoi edhe vepra e Shën Kirilit dhe Metodit si themelues të ndërkulturalizmit evropian. Është e juaja që me forca më të madhe të vazhdoni të investoni në shkencë dhe arsim. Ndani njohuritë dhe bëhuni të zëshëm dhe të guximshëm përballë politikës, në zhvillimin e veprimtarisë shkencore dhe arsimore dhe në vendin e saj në shoqëri, sepse ndikimi juaj është i nevojshëm në ruajtjen e rrjedhave demokratike bashkëkohore dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Urime dhe i përjetshëm 24 maji, , Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, dhe festa e patronit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup!”, ka shkruar Kryeministri Xhaferi në urimin dërguar rektores Angelova.

Previous Post

Marrëveshja për Qeverinë e re të RMV-së shumë afër, Kuvendi caktoi seancën konstituive për të martën

Next Post

I mituri nga Londra shpallet shenjtor

Related Posts

Maqedoni

Varg pakënaqësish ndaj Taravarit nga anëtarët e ASH-së

14/05/2025
Maqedoni

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

14/05/2025
Maqedoni

Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

14/05/2025
Maqedoni

Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

14/05/2025
Maqedoni

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
Maqedoni

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

14/05/2025
Next Post
I mituri nga Londra shpallet shenjtor

I mituri nga Londra shpallet shenjtor

Varg pakënaqësish ndaj Taravarit nga anëtarët e ASH-së

14/05/2025

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

14/05/2025

Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk