Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

“Wizz Air është si një skemë piramidale, ka probleme serioze dhe nuk ka të ardhme”, thotë drejtori i Ryanair, O’Leary

06/10/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori ekzekutiv i “Ryanair”, Michael O’Leary, paralajmëroi se disa kompani të vogla dhe të mesme ajrore në Evropë do të falimentojnë në muajt e ardhshëm, pasi konkurrenca në tregun e fluturimeve me buxhet të ulët po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, O’Leary vlerëson se dështimi i operatorëve si “Play” (Islandë) dhe “Bratens” (Suedi) është vetëm fillimi i një vale falimentimesh që do të vijojë deri në fund të vitit.

Shefi i “Ryanair” e veçon “Wizz Air” si një nga kompanitë me probleme serioze, duke e akuzuar për vendime të këqija financiare dhe strategjike, si shitja e avionëve gjatë pandemisë dhe marrëveshjet e shtrenjta të qirasë. Ai e përshkruan modelin financiar të saj si “një skemë piramidale” që funksiononte vetëm gjatë periudhës së rritjes.

“Nuk mendoj se do të falimentojë në javët e ardhshme, por besoj se është e pashmangshme që ose të falimentojë, ose të blihet nga dikush në një moment të caktuar. Ata janë më të fokusuar në Evropën Lindore. Në pesë vitet e fundit, ‘Wizz Air’ e ka llogaritur fitimin nga këto operacione si në një skemë piramidale – sa më shumë të rritesh, aq më shumë fiton. Por tani rritja ka ndalur dhe ajo nuk mund të vazhdojë kështu”, tha O’Leary.

Sipas tij, “Wizz Air” po humbet terren në Poloni dhe në tregjet ku “Ryanair” po investon shumë.

Në Maqedoninë e Veriut, disa prej destinacioneve të “Wizz Air” janë të subvencionuara nga buxheti i shtetit — kompania merr 9 euro subvencion për çdo pasagjer që arrin në Aeroportin e Shkupit dhe 12 euro për ata që mbërrijnë në Aeroportin e Ohrit. Aktualisht, baza e “Wizz Air” në Shkup ka pesë avionë, një kombinim i Airbus A320 (me 180 ulëse) dhe A321neo (me 230 ulëse).

Mbi 60 për qind e trafikut të përgjithshëm ajror në dy aeroportet e vendit realizohet nga fluturimet e këtij operatori hungarez me buxhet të ulët.

Ndërkohë, ministri Nikolloski ka paralajmëruar pesë linja të reja ajrore nga Shkupi dhe Ohri. “Wizz Air” do të rrisë kapacitetet e saj me 50 për qind dhe do të punësojë edhe 100 persona të tjerë.

O’Leary theksoi gjithashtu se “EasyJet” nuk është në krizë, por “në ngërç”. Ai parashikon që “Air France-KLM” mund të forcojë operacionet në Francë dhe Zvicër, ndërsa “British Airways” mund të marrë kontrollin e aeroportit londinez Gatwick.

Gjithashtu, O’Leary u përplas me kompaninë spanjolle “Aena” për tarifat aeroportuale, duke zhvendosur një milion ulëse nga aeroportet rajonale në qytetet e mëdha dhe kërkoi nga Italia të heqë taksën komunale mbi biletat për të lejuar më shumë rritje.

Nga 14 nëntori, “Ryanair” do të kërkojë që pasagjerët të regjistrohen për fluturim përmes aplikacionit celular të kompanisë, megjithëse biletat e printuara do të pranohen ende gjatë kësaj dimre.

Previous Post

Shpërthen gypi i ujësjellësit, gjysma e Shkupit pa ujë!

Next Post

Sulm masiv, Rusia rrëzon 251 dronë ukrainas brenda një nate

Related Posts

Aktuale

Qeveria borxhin do ta shlyejë me buxhetin për 2026

29/10/2025
Aktuale

Sektorët që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

25/10/2025
Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Biznes

Rafael Bart nga CIOS : Është në interes të Maqedonisë të arrihet një marrëveshje – borxhi është i garantuar

21/10/2025
Biznes

10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

18/10/2025
Biznes

600 mijë euro për rrjetin modern dhe digjital të transmetimit në Maqedoni – nënshkruhet marrëveshje granti midis MEPSO dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

15/10/2025
Next Post

Sulm masiv, Rusia rrëzon 251 dronë ukrainas brenda një nate

Digjet skema mashtruese e shqiptarit për të bërë 8 fëmijë shtetas britanikë, dënohet me burg (FOTO)

30/10/2025

Gjorgjievski: Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe

30/10/2025

Fillon shpërndarja e fletëvotimeve, votimi të dielën do të zhvillohet në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk