Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showtime

Warszawianka – seriali i parë SkyShowtime Original nga Evropa Qendrore dhe Lindore – tashmë në dispozicion në servisë

19/06/2023
Warszawianka – seriali i parë SkyShowtime Original nga Evropa Qendrore dhe Lindore – tashmë në dispozicion në servisë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy episodet e para të serialit Warszawianka janë tani në dispozicion për t’u parë në SkyShowtime. Episodet e ardhshme të serialit me aktorin kryesor polak Borys Szyc do të shfaqen në servisë çdo të hënë.

Warszawianka është prodhimi i parë origjinal lokal i SkyShowtime në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Seriali debuton në të 22 tregjet ku SkyShowtime është dispozicion.

Sot, seriali i parë polak SkyShowtime Original Warszawianka debuton në SkyShowtime. Seriali ka njëmbëdhjetë episode dyzet minutëshe, të cilët do t’i shtohen servisit çdo të hënë. Seriali debuton në të 22 tregjet ku SkyShowtime është në dispozicion.

Warszawianka është një serial dramatik imagjinar që ndjek aventurat tragjikomike të playboyit 40-vjeçar Franek Czułkowski (aka “Czuły”), i portretizuar shkëlqyeshëm nga aktori kryesor polak Borys Szyc.

Czuły është një personazh thellësisht kompleks – një shkrimtar i talentuar që ka përjetuar suksesin dhe dështimin dhe tani e gjen veten të bllokuar mes betejave të tij personale dhe pritjeve shoqërore. Seriali paraqet disa nga personazhet më interesantë të qytetit që janë në jetën e Czuły-it. Seriali ndjek aventurat e tij ndërsa ai përpiqet të kuptojë kuptimin e ekzistencës së tij në botën moderne.

SkyShowtime CEO Monty Sarhan tha: “Si një shërbim transmetimi i krijuar posaçërisht për Evropën, SkyShowtime është i përkushtuar ndaj tregimit autentik që argëton dhe lëviz audiencën nëpër tregjet tona. Ne jemi të ngazëllyer për të sjellë Warszawianka – serialin tonë të parë origjinal polak – për audiencën këtë qershor. I shkruar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Jakub Żulczyk dhe me protagonistin e talentuar Borys Szyc, Warszawianka është një argëtim bindës në maksimum. Është një tregim provokues për të rriturit dhe ne jemi krenarë që jemi shtëpia ekskluzive për këtë serial të mrekullueshëm.”

“Ka njerëz që i shtojnë ngjyrë jetës sonë – por ata vetë jetojnë në buzë të së zezës. Warszawianka është historia e Franek ‘Czuły’ – një 40-vjeçar i cili është ende adoleshent. Ai është babai më i mirë dhe më i keq në botë. Ai është një folës i ëmbël i kapur pas stilit të jetesës në qytet dhe një djalë i mirë që vazhdon të marrë vendime të këqija. Ai është një burrë që është ende i dashuruar, por nuk e ka idenë se si të dashurojë. Ka vetëm disa djem si Czuły dhe besoj se shikuesit do të tërhiqen nga seriali pasi mendoj se shumë do të gjejnë një pjesë të vetes në historinë e tij. SkyShowtime ka demonstruar një angazhim të fortë për të mbështetur serialin dhe është shtëpia e përsosur për Warszawianka”. – tha Jakub Żulczyk, skenarist dhe romancier i njohur polak.

Seriali Warszawianka i SkyShowtime Original është nën regji të Jacek Borcuch dhe shkruar nga Jakub Żulczyk. Piotr Uznański është Drejtor i Fotografisë. Personazhi kryesor i serialit luhet nga Borys Szyc. Rolet e tjera luhen nga: Krystyna Janda, Jerzy Skolimowski, Ilona Ostrowska, Piotr Polak, Jadwiga Jankowska-Cieślak, Zofia Wichłacz, Paulina Gałązka, Jan Peszek, Maja Pankiewicz, Marianna Zydek, Jakub Wieczorek, Marta Ścisłowicz, Tomasz Włosok, Marcin Januszkiewicz dhe Milena Goździela.

Producentja është Izabela Łopuch dhe producenti i linjës është Andrzej Besztak.

Filmuar në Republikën e Polonisë me mbështetjen e dhënë përmes Aktit për Mbështetjen Financiare për Prodhimin Audio-vizual nga Instituti Polatik i Filmit dhe financuar nga Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt te konsumatori nëpërmjet aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, pajisjet Android, Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung, dhe përmes ueb faqes www.skyshowtime.com.

Previous Post

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Benzemas

Next Post

Xhaka dhe Shaqiri startojnë ndaj Rumanisë, formacionet zyrtare

Related Posts

Showtime

Filmi “Pikë uji” përfaqëson Shqipërinë në Oscar!

18/09/2024
Ditëlindja luksoze e 38-të e Nora Istrefit
Showtime

Ditëlindja luksoze e 38-të e Nora Istrefit

27/03/2024
Gjendja e rënduar shëndetësore e nënës, Bardhi merr vendimin drastik! Sara bën deklaratën e papritur
Aktuale

Gjendja e rënduar shëndetësore e nënës, Bardhi merr vendimin drastik! Sara bën deklaratën e papritur

10/03/2024
Banori i ri i Big Brother, ish i dashuri i Sarës? Silvi: Do dalin fotot
Showtime

Banori i ri i Big Brother, ish i dashuri i Sarës? Silvi: Do dalin fotot

25/02/2024
Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA
Showtime

Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA

08/01/2024
Ish-asistentja padit Vin Diesel për sulm seksual
Showtime

Ish-asistentja padit Vin Diesel për sulm seksual

22/12/2023
Next Post
Xhaka dhe Shaqiri startojnë ndaj Rumanisë, formacionet zyrtare

Xhaka dhe Shaqiri startojnë ndaj Rumanisë, formacionet zyrtare

Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

09/05/2025

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

09/05/2025

Plastika në objektet e përditshme mund ta çrregullojë gjumin ngjashëm si kafeina

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk