Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Walker: Beogradi fajtor për tensionet në veri, nuk po e kuptoj presionin që po i bëhet Kosovës

06/06/2023
Walker: Beogradi fajtor për tensionet në veri, nuk po e kuptoj presionin që po i bëhet Kosovës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, për ushtrimin e detyrës së kryetarëve në objektet komunale në katër komunat veriore.

Pasoja e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishte përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

E këtë qasje të SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se për tensionet në veriun e Kosovës fajtori kryesor është shteti serb.

Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet të ndodhë, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës”, tha Walker për TV1.

Walker, vlerëson se Serbia është duke u toleruar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Kosova është duke u përballur me presione.

Ai tutje thotë se Kosova është një shtet sovran dhe ka një kryeministër që ka mbështetje të madhe.

“Si rezultat i këtyre zhvillimeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës. Sinqerisht nuk jam duke e kuptuar këtë presion që po i bëhet tash e sa kohë kryeministrit Albin Kurti. Ky presion nga SHBA-të nuk po bëhet ndaj vetëm ndaj kësaj qeverie, por edhe atyre të mëparshme. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, ai ka marrë mbështetje që të bëjë më të mirën për vendin dhe konsideroj se është duke e bërë këtë gjë. Me vjen keq që si rezultat i këtyre zhvillimeve janë dëmtuar raportet me SHBA-të, me aleatin më të rëndësishëm që ka Kosova. Në anën tjetër duke e toleruar vazhdimisht Serbinë me këto veprime asnjëherë nuk do të ketë qetësi në veriun e Kosovës”, theksoi Walker.

BE dhe SHBA-të po kërkojnë që sa më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, dhe palët të rikthehen ne tryezën e bisedimeve.

Previous Post

RMV shumë shpejt në BE/ Osmani: Parashikimet e Ali Ahmetit duhet të merren seriozisht

Next Post

Finlanda dëbon diplomatë rusë

Related Posts

Kosovë

Gruaja nga Ferizaji që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

09/09/2025
Aktuale

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

07/09/2025
Kosovë

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrasja e rëndë në Podujevë

06/09/2025
Kosovë

Kosovë/ Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person

06/09/2025
Kosovë

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, mbi 2 milionë persona me të drejtë vote

06/09/2025
Kosovë

Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

06/09/2025
Next Post
Finlanda dëbon diplomatë rusë

Finlanda dëbon diplomatë rusë

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk