Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Vullnet Krasniqi pranon publikisht se është ‘gay’

27/12/2024
0
SHARES
169
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, që më 18 tetor.

Vullneti si asnjëherë më parë është rrëfyer te ‘Vëllai i Madh’ për gjithë jetën e tij, teksa për herë të parë dhe ekskluzivisht ka pranuar homoseksualitetin e tij, njofton Klankosova.tv.  Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.

“Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.

Tutje, ai u shpreh se duke e ditur ndikimin e shikueshmërisë dhe thyerjes së tabuve nëpërmjet Big Brother VIP Kosova, shpreson të jetë zëri i të gjithë atyre personave që kanë vështirësi në pranimin e seksualitetit të tyre, duke dashur që të njëjtëve t’u tregojë se nuk janë vetëm dhe se duhet ta jetojnë jetën ashtu siç duan ata e jo siç duan të tjerët.

Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë  https://youtu.be/pfymW29iZEg

Previous Post

Zejd Rexhepi: Vazaliteti ka emër – VLEN!

Next Post

Lladrovci tregon si e ka njohur Albin Kurtin

Related Posts

Showbiz

Dua Lipa arrin të marrë iPhone 17 Pro përpara se të dalë në treg

10/09/2025
Showbiz

Pushime larg zhurmës, Zbulohet vendi ku po qëndrojnë Mozzik dhe Lotina

09/09/2025
Showbiz

Pas ndarjes nga Meritoni, Ilsnia nis lidhje të re dashurie?

09/09/2025
Showbiz

Fejohet Miss Universe Albania?

09/09/2025
Showbiz

Iliriana jep lajmin e shumëpritur

09/09/2025
Showbiz

Rizarta Hoxha zbulon shifrën që fiton nga rrjetet sociale

08/09/2025
Next Post

Lladrovci tregon si e ka njohur Albin Kurtin

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10/09/2025

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk