Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Vuçiqi zgjodhi heshtjen rreth protestës për litiumin

11/08/2024
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti  serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vlerësimi i tij për përmbajtjen e protestës së djeshme kundër litiumit është jashtëzakonisht negativ, por se siç u shpreh ai “po i bën mirë vetes dhe të tjerëve duke heshtur”.

Ai shtoi se takimi u zhvillua në një atmosferë demokratike, e cila sipas tij është e rëndësishme për Serbinë “Gjithçka ishte ashtu siç duhej në sistemet demokratike. Kur mbaroi takimi, ndodhën gjëra që ne e dinim se do të ndodhnin. Kur kërcënon çdo ditë, ndodh që dhuna mbizotëron”, tha ai.

SIpas Vuçiqit, kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq bëri thirrje për dialog, si dhe ai, por askush nuk dëshiron të bisedojë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Ata mendonin se dialogu ishte kërcënim, shkatërrim i ekonomisë serbe, bllokim i hekurudhave. Asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje, kur diçka nuk të pëlqen, zgjidhet duke folur”, tha ai.

Mijëra serb kanë protestuar të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi, dhe më pas kanë bllokuar dy stacione hekurudhore.

Litiumi është një mineral që përdoret për bateritë në telefonat celularë, kompjuterët dhe makinat elektrike.

Për këtë çështje, më 19 korrik në Serbi qëndroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, për të nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi ndërmjet BE-së dhe Serbisë për partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.

Me atë rast, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se projekti i kompanisë Rio Tinto, që parasheh nxjerrjen e litiumit, është i mirë për Serbinë.

Previous Post

Fushata e Trumpit thotë se është hakuar dhe fajëson Iranin: Kanë si qëllim të ndërhyjnë në zgjedhje

Next Post

“Shumë vdekje të civilëve në Gaza”, thotë Kamala Harris

Related Posts

Rajon

Parlamenti Evropian miraton rezolutën më të ashpër ndonjëherë për Serbinë

23/10/2025
Aktuale

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë edhe më të ashpër për Serbinë

22/10/2025
Botë

Britania e Madhe pret samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

22/10/2025
Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Rajon

SHBA-të heqin sanksionet ndaj katër aleatëve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

17/10/2025
Next Post

“Shumë vdekje të civilëve në Gaza”, thotë Kamala Harris

Mexhiti: Koha që VLEN të bëhet një parti, BDI do ikë nga zgjedhjet e parakohshme si prej dreqit!

23/10/2025

Shkëndija me fitore historike ndaj Shelbourne

23/10/2025

Fatmir Limani: Nuk bëhet Kërçova!

23/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk