Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Vuçiq nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

18/06/2023
Vuçiq nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 18 qershor se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Ai të shtunën, më 17 qershor, deklaroi për mediat në Prishtinë, se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.

Vuçiq tha po ashtu se takimi me kryeministrin e Kosovës ishte kushtëzuar me përmbushjen e kërkesave të Serbisë: tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga komuna e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe lirimin e serbëve të arrestuar.

Ftesa nga Brukseli për takimin mes dy liderëve erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Tensionet në këtë pjesë, që banohet me shumicë serbe, nisën më 26 maj kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të tri komunave që të hyjnë në objektet komunale, përkundër kundërshtimit të serbëve lokalë.

Kryetarët e rinj të katër komunave në veri u zgjodhën më 23 prill, në zgjedhjet që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Previous Post

Paralajmërohet radikalizimi i protestave në Serbi

Next Post

Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan-Peqin/ Kush është gruaja që drejtonte veturën ku vajza 8 vjeçe humbi jetën

Related Posts

Aktuale

Parashikimi i motit për sot

16/08/2025
Aktuale

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025
Aktuale

E gjithë bota sytë nga Alaska!Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Anchorage

15/08/2025
__kateg

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, ulen çmimet për pajisjet shkollore prej 10 deri në 15%

15/08/2025
Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Aktuale

Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet pika kufitare!

15/08/2025
Next Post
Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan-Peqin/ Kush është gruaja që drejtonte veturën ku vajza 8 vjeçe humbi jetën

Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan-Peqin/ Kush është gruaja që drejtonte veturën ku vajza 8 vjeçe humbi jetën

VLEN: Fronti Europian i BDI-së po shpërbëhet

16/08/2025

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

16/08/2025

Parashikimi i motit për sot

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk