Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

01/08/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut.

Sipas Vuçiçit, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë në një situatë “kaq të vështirë” dhe nuk është përballur “me presion kaq të madh” që nga viti 2008.

Siç tha ai, që nga viti 2008 – kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vendim që Beogradi refuzon ta pranojë – Serbia është përballur me një sërë krizash, me vërshime, krizën e migrantëve, koronavirusin, luftën në Ukrainë, “provokime të ndryshme që në janë bërë në Kosovë, sulme për Srebrenicën” e shumë të tjera.

Më 1 gusht, Dodik është dënuar me vendim të formës së prerë për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Trupi gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Millorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.

“I gjithë shteti ynë – udhëheqja shtetërore dhe unë personalisht – sot jemi nën presion të madh. Gjithë pasdite, nga të huajt, të cilët duan reagimin e Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se për çështjen e dënimit të Dodikut e ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë tha se aktgjykimi u është dërguar palëve më 1 gusht dhe kundër tij nuk lejohet ankesë.

Dodik, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Banjallukë, tha se nuk e pranon dënimin.

“Institucionet e RS-së do ta përcaktojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Unë do të pranoj çdo vendim të Parlamentit, por këtë vendim nuk e pranoj”, tha Dodik.

Ai paralajmëroi se Kuvendi i RS-së do të miratojë vendime të reja dhe se duhet të hartohet një “plan i qartë për të dalë nga kjo situatë”, pa dhënë hollësi se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

Gjatë kësaj konference, Dodik tha se pret mbështetjen e Serbisë dhe se do t’u drejtohet edhe Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, avokati i Dodikut paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në Bosnje për të hedhur poshtë këtë aktgjykim.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Me këto ligje, organet legjislative të Republikës Sërpska kishin tentuar të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti. /rel

Previous Post

SpaceX nis ekuipazhin ndërkombëtar prej 4 anëtarësh në ISS

Next Post

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Related Posts

Rajon

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

03/11/2025
Rajon

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Rajon

Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

01/11/2025
Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Rajon

Përleshje të dhunshme dhe të turpshme mes serbëve pro dhe anti-Vuçiç në ndeshjen e Basketbollit (VIDEO)

25/10/2025
Next Post

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk