Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vuçiç njofton se do të shkojë në Bruksel me dosje kundër Kurtit: Po mbushet kupa

08/09/2023
Vuçiç njofton se do të shkojë në Bruksel me dosje kundër Kurtit: Po mbushet kupa
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandër Vuçiç do të shkojë në Bruksel javën e ardhshme me një dosje kundër Albin Kurtit. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti i Serbisë gjatë një fjalimi drejtuar kombit, duke përsëritur pretendimet dhe akuzat e zakonshme ndaj kryeministrit të Kosovës se ka sulmuar serbët në veri.

Vuçiç përmendi rëndësinë e dialogut, por drejtoi gishtin nga Kurti me deklaratën tashmë të vjetëruar se nuk dëshiron zgjidhje të situatës, por konflikt dhe dhunë. “Po mbushet kupa”, nënvizoi presidenti, i cili shtoi se ka bindur serbët të marrin pjesë në dialogun për zgjedhjet në veri të Kosovës, ndërsa njoftoi se institucionet atje nuk do t’i lëshojnë asnjëherë.

“Një ditë pasi Stoltenberg tha se priste konsultime për çfarëdo aksioni të policisë së Prishtinës, ata hynë në fabrikën Lola në Zubin Potok. Ata donin të tregonin se fuqia e tyre nuk ka kufi. Ata vazhduan të arrestonin serbët”, u shpreh presidenti serb Vuçiç.

Vuçiç vazhdoi me pretendimet e tij duke thënë se ushqimet dhe ilaçet në Kosovë po mbarojnë për shkak të mbylljes së kufirit për produktet serbe. Ai bëri me dije se do t’i bëjë apel komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Presidenti serb këmbënguli në synimet e tij për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

“Besoj se Kurti nuk dëshiron zgjidhje të arsyeshme. Nëse më pyesni nëse jam pro asaj që ata e quajnë ‘Serbia e Madhe’, do të them jo, por nëse e pyesni për ‘Shqipërinë e Madhe’ ai nuk do ta mohojë. Ëndrrat tona janë që Serbia të jetë një vend më i mirë për të jetuar dhe ai nuk ka shqetësime të tilla. Ai nuk është i interesuar se si do të jetojnë njerëzit në Kosovë dhe Metohi, por vetëm për ambiciet dhe synimet personale.”

Vuçiç do të takohet me Kurtin të enjten që vjen në Bruksel me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian. Ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve, pritet që të jenë në qendër të diskutimeve.

Previous Post

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese vendim strategjik

Next Post

Kovaçevski: Ndryshimet në kodin Penal, nuk janë amnesti apo pazar politik

Related Posts

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Kosovë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Aktuale

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Next Post
Kovaçevski: Ndryshimet në kodin Penal, nuk janë amnesti apo pazar politik

Kovaçevski: Ndryshimet në kodin Penal, nuk janë amnesti apo pazar politik

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025

Pesë filmat që shënjuan jetën e Diane Keaton

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk