Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Vritet kameramani i Al Jazeera-s në sulmet izraelite në Gaza

16/12/2023
Vritet kameramani i Al Jazeera-s në sulmet izraelite në Gaza
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kameramani i Al Jazeera-s, Samer Abu Daqqa, i cili u plagos në sulmet izraelite në Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, humbi jetën nga plagët e marra, raporton Anadolu.

Abu Daqqa u plagos për shkak të copëzave (sharapneleve) si rezultat i sulmeve të Izraelit pranë shkollës Ferkhane, njoftoi Al Jazeera.

Pasi u plagos, Abu Daqqa u strehua në një zonë pranë shkollës Ferkhane, ku vazhduan sulmet dhe ambulancat nuk mundën të hynin në zonën e rrethuar nga forcat izraelite.

Ekipet e ndihmës së parë nuk u lejuan të hynin në zonën e rrethuar për orë të tëra për të ndërhyrë dhe trajtuar kameramanin e plagosur. Ai nuk mund të dërgohej në spital.

Gjithashtu, sipas informacioneve nga burimet lokale, si pasojë e sulmeve izraelite humbën jetën tre punonjës të mbrojtjes civile që u përpoqën të ndërhynin për të ndihmuar Abu Daqqa-n dhe të plagosurit e tjerë të bllokuar në shkollë.

“Mund të bëj gjum vetëm rreth 3 orë në ditë”

Pamje e të Abu Daqqa-s gjatë xhirimeve të tij të fundit pranë shkollës Ferkhane u shpërndanë në mediat sociale.

Aty vërehet gjendja e pagjumë e tij dhe kur një mik gazetar e pyeti se sa kohë ka që nuk ka fjetur, Abu Daqqa u përgjigj: “Mund të bëj gjum vetëm rreth 3 orë në ditë”, duke shprehur dëshirën e tij për shëndet dhe mirëqenien e të gjithë kolegëve punonjës në media.

Kameramani i televizionit Al Jazeera, Abu Daqqa, u plagos së bashku me gazetarin Wael ed-Dahduh gjatë sulmit nga forcat izraelite pranë shkollës Ferkhane, ku po qëndronin të zhvendosurit në Khan Younis.

Dahduh, i cili u plagos në dorë, krah, shpatull dhe bark, u dërgua në spitalin Al-Nasr në Khan Younis, ndërsa shkolla ku u strehua Abu Daqqa dhe zona përreth shkollës u rrethuan nga forcat izraelite

Previous Post

Gjendja e rrugëve në vend

Next Post

Blero largohet me dëshirë nga “BBV Kosova”! Arsyeja pse hoqi dorë këngëtari

Related Posts

Botë

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025
Botë

Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit

17/09/2025
Botë

Problemet me strehimin, Spanja do të largojë më shumë se 50 mijë apartamente pushimi nga platformat online

17/09/2025
Botë

Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

17/09/2025
Botë

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025
Botë

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16/09/2025
Next Post
Blero largohet me dëshirë nga “BBV Kosova”! Arsyeja pse hoqi dorë këngëtari

Blero largohet me dëshirë nga “BBV Kosova”! Arsyeja pse hoqi dorë këngëtari

Mexhiti: Çairi meriton të ngjitet në majat e suksesit përmes investimeve në sport dhe rini

17/09/2025

PSG e nis Ligën e Kampionëve me fitore të thellë prej 4-0 ndaj Atalantës

17/09/2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk