Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Vrau gruan në sy të vajzës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Greqi

23/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është arrestuar nga policia grek 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci, i cili vrau me thiëk gruan e tij ën sy të vajzës. Mediat greke raportojnë se Nakoleci u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë.

Bëhet me dije se autori i ngjarjes së rëndë ishte fshehur në një parking. Kujtojmë se një ditë më parë 40-vjeçari aps një zënke me gruan e ka qëlluar me thikë për vdekje këtë të fundit, ndërsa më pas ëshët alrguar menjëherë.

Arratia e tij nga policia ka zgjatur vetëm 24 orë.

Vrasje para fëmijëve të mitur

Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis. Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nikoleci., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër.

Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.

“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”

Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë.

Vajza tha për median gegonota.neës se prindërit e saj kishin shpesh debate dhe se kohët e fundit e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia. “Nuk e di pse u zunë sot… Babai e xhelozonte shumë mamanë,” shtoi ajo.

Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.

“Një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar”

Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.

Çifti kishte katër fëmijë, më e madhja është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli një djalë vetëm 6 vjeç.

E kaluara e errët kriminale dhe probleme mendore

Sipas një deklarate zyrtare të policisë greke, autori ka një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe historik të problemeve të shëndetit mendor:

2013: Arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paligjshme në Greqi

2018: Dënuar me 1 vit burg për deklarata të rreme.

2019: Arrestuar dy herë për posedim droge.

2020: Dënuar me 4.5 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

Në qershor të këtij viti, Nakoleci u shtrua me urdhër prokurorie në një klinike psikiatrike në Spitalin e Volosit, pasi kishte tentuar vetëvrasjen. Mjekët përcaktuan se ai kishte nevojë për trajtim të detyrueshëm dhe ai kishte qëndruar i shtruar për disa kohë.

Previous Post

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare gazetari dhe publicisti Artur Zheji

Next Post

Këshilla për të kursyer para

Related Posts

Rajon

Vuçiç: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake

10/09/2025
Rajon

Nuk është më nën kontrollin e Vuçiq, shkarkohet shefi i Njësisë Speciale të MPB-së serbe

07/09/2025
Botë

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

06/09/2025
Rajon

Policia zbuloi 70 mijë euro në kufirin Kroaci-Serbi, shikoni ku i kishte fshehur (VIDEO)

06/09/2025
Botë

19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

05/09/2025
Rajon

Skandali me ndalimin e filmit shqiptar në Podgoricë, reagon presidenti i Malit të Zi

05/09/2025
Next Post

Këshilla për të kursyer para

Parashikimi i motit për sot

13/09/2025

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

12/09/2025

Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk