Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Prokuroria Speciale tregon arsyet e lirimit të Mefail Shkodrës

11/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale ka sqaruar për Top Channel rrethanat se si ka ardhur deri te arrestimi i Mefail Shkodrës në qershor dhe arsyet pse iu zëvendësua paraburgimi me masën e dorëzanisë.

Mefail Shkodra, i cili akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, kishte fituar lirinë në tetor të viti të kaluar, pas dënimit që lidhej me aktivitetin e tij të paligjshëm të dhënies së parave me fajde.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit M.Sh.

Me datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëximi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit M.Sh.Menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Për më tepër, bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të dyshuar, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve.

Ndërsa, Prokuroria sqaron se në rastin e parë, i dyshuari M.SH dhe E.SH kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themleore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Njëkohësisht ndaj këtyre të pandehurve kjo Prokurori ka sekuestuar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Theksojmë se rasti është ende në fazën e hetimeve, dhe gjithashtu janë duke u siguruar prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Prokuroria mbetet e përkushtuar për zhvillimin e një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe të plotë, dhe siguron opinionin publik se çdo veprim po ndërmerret në përputhje me standardet ligjore dhe institucionale”.

Në një reagim për mediat, Gjykata Themelore në Prishtinë tha më parë se në tetor të vitit të kaluar, Mefail Shkodrës dhe Edonis Shkodrës iu ndërpre masa e paraburgimit, pasi Prokuroria Speciale kërkoi zëvendësimin e masës nga paraburgimi në dorëzani. Për të dy, garancia pasurore arriti në 70 mijë euro.

Previous Post

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski për UÇK-në

Next Post

​“Qendra e fajdeve”, grafite para Gjykatës në Gjilan

Related Posts

Kosovë

Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales

27/09/2025
Kosovë

Me këtë datë do të filloj edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova?

27/09/2025
Aktuale

Mickoski me porosi deri te kandidatët për kryetarë komunash: Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe

27/09/2025
Kosovë

Sveçla: S’ka më strehë për kriminelët në Kosovë

27/09/2025
Aktuale

Anketë e CRPC-së për Tearcën: Daut Memishi nga VLEN bindshëm para Nazim Taipit të AKI-së

27/09/2025
Kosovë

Aksidentohet automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

27/09/2025
Next Post

​“Qendra e fajdeve”, grafite para Gjykatës në Gjilan

Tragjedi!Të paktën 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një tubim zgjedhor

28/09/2025

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

27/09/2025

VLEN nga Kumanova po vazhdon rrugën e ndryshimit

27/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk