Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Vrasja e të riut grek/ Presidenti i UEFA-s konferencë me Mitsotakis: Do luftojnë fort dhe ashpër huliganizmin

16/08/2023
Vrasja e të riut grek/ Presidenti i UEFA-s konferencë me Mitsotakis: Do luftojnë fort dhe ashpër huliganizmin
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë ditë pas incidenteve të dhunshme në Athinë mes huliganëve kroatë të Dinamos së Zagrebit dhe atyre të Aek-ut të Athinës ku ka mbetur i vdekur një 29 vjeçar, Presidenti i UEFA-s Aleksandër Čeferin dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë deklaruar se do të luftojnë fort dhe ashpër huliganizmin.

Kemi ardhur në një pozicion ku duhet të themi huliganizmit “mjaft më”! Duhet ta ndalojmë dhe ta eliminojmë këtë kancer nga shoqëria, jo vetëm nga futbolli , ka thënë Ceferin .

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që ky incident i tmerrshëm dhe incidente të tilla të mos përsëriten më. Jemi të vendosur, na besoni, kjo nuk është deklaratë politike, ne jemi të vendosur. “- tha Aleksandër Ceferin president i UEFA-s.

Ceferin dhe Mitsotakis me pas kanë pasur edhe një takim me dy ministrat përkatës të Atletikës dhe të Rendit si dhe me pronarët e katër ekipeve më të mëdha të futbollit në Greqi për të shpallur masa konkrete në luftën kundër huliganizmit.

“Klubet e organizuara të tifozëve këtu do të mbyllen. Çdo ekip do të ketë një shoqatë të vetme të bazuar në klubin zyrtar të futbollit. Ne ramë dakord dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë, me drejtuesit e katër skuadrave të mëdha, që policia të ketë tashmë një kontroll thelbësor në hyrjen e tifozëve të organizuar dhe në ato pjesë të stadiumit që na kanë shkaktuar probleme në të kaluarën.”- tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Gjithashtu sipas Mitsotakis në bashkëpunim me UEFA-n dhe shtetet anëtare do të krijohet një observator i dhunës që do të regjistrojë rastet dhe personat, në stadiume do të vendosen sisteme monitorimi të integruara me kamera, ndërsa në rastet e nevojshme do tu mbyllen dyert e stadiumeve tifozëve të organizuar si dhe do të ketë dënime deri në përjashtime të skuadrave greke nga kompeticionet europiane.

Mitsotakis ka kërkuar edhe bashkëpunimin e shteteve të tjera të BE në ndalimin e fenomeneve të dhunës në sport.

Previous Post

Stojanovski: Nëse nuk e marrim pagën e korrikut, të punësuarit në NQP të premten sërish në protesta

Next Post

Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnje-Hercegovinë

Related Posts

Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Rajon

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Next Post
Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnje-Hercegovinë

Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnje-Hercegovinë

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk