Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt, protestë qytetare në Prishtinë

05/12/2023
Vrasja e Liridona Ademajt, protestë qytetare në Prishtinë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sot do të mbajë protestë mbarëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Protesta nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshortin e Liridonës dhe dy persona të tjerë. Sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit që kanë kryer veprat penale, mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale.

30-vjeçarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga burri i saj, Naim Murseli, së bashku me vrasësin Granit Plava dhe Kushtrim Kokallan, pjesëtar i FSK-së. Janë ende të paqarta arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Vëllai i i Liridona Ademaj në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se dy fëmijët e saj po qëndrojnë me prindërit e Murselit dhe ende nuk e kanë mësuar lajmin e hidhur.

Familjarët e Liridona Ademajt kanë hapur ditën e djeshme dyert e mortit, ndërsa 30-vjeçarja e vrarë më 29 nëntor u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, me kërkesë të familjes, për t’u rivarrosur në vendlindje, në Prishtinë.

Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj për vdekjen e vajzës që la pas dy fëmijë të vegjël. Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Një grup fëmijësh ishin të veshur me bluza të bardha të stampuara para me foton e Liridonës dhe mbrapa me shkrimin “Drejtësi për Liridonën”, ndërsa mbanin në duar trëndafila të bardhë.

Previous Post

Këto janë 3 metoda natyrale për zhdukjen e gurëve në veshka

Next Post

175 gjoba në Shkup, 15 për ngasje të makinës pa patentë shof

Related Posts

Kosovë

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025
Kosovë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12/09/2025
Kosovë

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025
Kosovë

Bislimi pas takimit në Bruskel: Serbia është tërhequr nga marrëveshja, kërkon Zajednicën të parën

11/09/2025
Kosovë

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025
Kosovë

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025
Next Post
175 gjoba në Shkup, 15 për ngasje të makinës pa patentë shof

175 gjoba në Shkup, 15 për ngasje të makinës pa patentë shof

NATO nis operacion të posaçëm pas futjes së dronëve rusë në Poloni

13/09/2025

Tre shqiptarë e çojnë Turqinë në finalen e Europianit të Basketbollit

13/09/2025

Kim Mehmeti shpartallon Bujar Osmanin?!

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk