Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Votohen interpelancat e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

11/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi në mbledhjen e sotme me 73 vota votoi mosbesimin për anëtaren e Këshillit Gjyqësor, Tanja Çaçarova Ilievska. Me 75 vota, Kuvendi votoi mosbesimin edhe për anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa. Me këtë përfundoi seanca e sotme e Kuvendit në të cilën më parë ishte votuar mosbesim edhe për Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi dhe Vesna Dameva. Votimi i interpelancave nuk nënkupton dorëheqje për këta pesë anëtarë të Këshillit Gjyqësor.

Pas nismës për interpelanca, të parashtruar më 7 shkurt, qëndruan 67 deputetë nga shumica qeveritare, por për largimin nga funksionet të pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor do të duhet të vendosin vetë, ndërsa ashtu thotë edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor.

Kuvendi konstatoi se Çaçarova Ilievska dhe Milazim Mustafa kishin kontribut të madh në rrezikimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe imazhit në gjyqësor dhe gjykatësve dhe kanë kontribuar në rënien e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Njëherësh, bëhet e ditur se këta anëtarë e kanë neglizhuar dhe nuk e kanë kryer funksionin e tyre në punën e Këshillit, ndërsa për shkak të mosbesimit të votuar, ata e humbin legjitimitetin të marrin pjesë dhe të vendosin në punën e Këshillit Gjyqësor.

Sipas deputetit Boban Karapejovski, vetë përbërja e Këshillit Gjyqësor është “nxjerrë nga shtabet partiake”.

“Kur u zgjodh Tanja Çaçorova Ilievska, propozimin e nënshkruan kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, atëherë, Kostadin Kostadinov, kryetari i preferuar i familjes Zaev. Juristi i njohur ka qenëavokat, më pas këshilltar special për drejtësinë në zyrën e kryetarit të Qeverisë. Aq për mospolitizimin e Këshillit Gjyqësor”, tha Karapejovski.

Edhe deputeti Lupço Prenxhov tha se Çaçarova Ilievska jo vetëm që ishte avokate, por edhe ka dhuruar para për LSDM-në.

“Të drejtë dhe drejtësi nuk sollën, por ishin ushtarët më të thjeshtë partiakë dhe avokatë personalë dhe këshilltarë juridikë të Zoran Zaevit”, tha Prenxhov.

Sipas deputetit Halil Snopçe, këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor nuk i kanë përmbushur kushtet që të jenë në shërbim të drejtësisë dhe të interesave shtetërore, por janë udhëhequr nga interesi politik.

“Veprimtaria e tyre ishte politike dhe si rrjedhojë e kësaj nuk ishin të suksesshëm në punën e tyre si anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Këta anëtarë duket se nuk i kanë dhënë prioritet veprimeve të tyre interesat e shtetit dhe të qytetarëve, por atyre nga të cilët janë zgjedhur. Ata nuk e përkrahnin drejtësinë, por punonin sipas interesave politike. Ne si deputetë duhet të veprojmë. Rritja e besimit në gjyqësor nuk mund të ndodhë me të njëjtët gjykatës dhe prokurorë, tha Snopce.

Tanja Çaçarova Ilievska dhe Milazim Mustafa nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

Në debatin e sotëm për interpelancat të pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nuk morën pjesë deputetët e LSDM-së.

Previous Post

Vrasja në Çair, kallëzim penal ndaj 7 personave

Next Post

Shumica e gjermanëve kundërshtojnë posedimin e armëve bërthamore

Related Posts

Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
Maqedoni

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

Ja lista e VLEN në Tetovë

14/09/2025
Rajon

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

14/09/2025
Maqedoni

Osmani: Lista e këshilltarëve e AKI, simbol i ndryshimit dhe fillimi i një politike të re që u shërben qytetarëve të Çairit

14/09/2025
Aktuale

Arrestohen menaxheri dhe pronari i fabrikës pas zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Next Post

Shumica e gjermanëve kundërshtojnë posedimin e armëve bërthamore

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025

Ku ishte dje kryeministri Mickoski? Ja si përgjigjet Miteva

14/09/2025

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk