Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Vota e të rinjve vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve në Turqi?

08/05/2023
Vota e të rinjve vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve në Turqi?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi gjashtë milionë të rinj turq priten të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit. Ata përbëjnë rreth 10% të elektoratit dhe vota e tyre mund të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse qeverisja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan do të vazhdojë edhe për një dekadë të tretë, apo do të ndalet këtu.

Studenti turk Yunus Efe ka njohur vetëm një udhëheqës të vendit të tij, Presidentin Erdogan. Ndërsa përgatitet për të votuar për herë të parë këtë muaj, 22-vjeçari thotë se ka ardhur koha për ndryshim.

Ai ishte fëmijë kur zoti Erdogan mori për herë të parë pushtetin në vitin 2003, dhe tashmë thotë se do t’ia japë votën e tij kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglut, për të cilin thotë se beson se do të forcojë funksionimin e shtetit ligjor, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.

“Jam vërtet i shqetësuar për lirinë e shprehjes. Druhem kur pëlqej për diçka në mediat sociale apo kur shpërndaj diçka në këto rrjete. Zona ku jetoj është e sigurtë, nuk kam patur probleme këtu. Por, kur shkoj në pjesë të tjera të Stambollit, vërej një problem serioz me sigurinë”, thotë studenti Yunus Efe.

Në një raport për vitin 2022, organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch tha se mijëra vetë arrestohen dhe hetohen çdo vit në Turqi për postime në mediat sociale, shumica të akuzuar për shpifje, ofendim të presidentit, apo përhapje të propagandës terroriste.

Sipas disa anketuesve, niveli i mbështetjes që pritet të marrë Presidenti Erdogan nga të rinjtë dhe votuesit për herë të parë, pritet të jetë më i ulët se nga segmentet e tjera të popullsisë. Anketuesi Erman Bakirci, nga kompania e anketimeve “Konda Arastirma”, i përshkruan të rinjtë si të zemëruar dhe të pashpresë.

“Shohin në internet dhe mediat sociale se çfarë bëjnë të rinjtë e grupmoshës së tyre në Evropë dhe mundësitë që ata kanë. Shohin se është zgjeruar hendeku mes tyre… U mungon siguria sociale, ekonomike dhe ligjore. Duan të dalin nga kjo situatë”, thotë zoti Bakirci.

Presidenti Erdogan i ka dhënë përparësi rinisë në fushatën e tij, por ndërkohë edhe i ka kritikuar se nuk vlerësojnë sa ç’duhet ecurinë e ekonomisë së Turqisë nën drejtimin e tij.

22-vjeçari Emre Orgun, i cili punon si informaticien për një kompani tekstilesh në Stamboll, thotë se do të votojë për zotin Erdogan pasi nuk mendon se opozita mund ta drejtojë Turqinë më mirë se udhëheqësi veteran.

“Sigurisht që dëshiroj që të vazhdojë qeverisja e tanishme. Duam që të vazhdojë duke bërë disa ndryshime tek disa zyrtarë dhe politika”, thotë ai.

Por një punonjëse në po të njëjtën kompani tekstilesh thotë se do të votojë për opozitën. Ajo thotë se u detyrua të heqë dorë nga ëndrrat për të studiuar për drejtësi për shkak të vështirësive financiare. Ajo kritikon gjendjen e sistemit arsimor dhe të ekonomisë, dhe faktin se duhen miq me pushtet për të arritur edhe gjënë më të vogël.

“Mendoj se të rinjtë kanë shansin t’i ndryshojnë gjërat. Mendoj se shumë të rinj mendojnë po kështu. Arsimi dhe ekonomia janë në gjendje shumë të keqe… Situata mund të ndryshohet nga personi të cilit rinia do t’i besojë. Kemi vetëm një alternativë për kandidat dhe duhet t’i besojmë atij”, thotë ajo.

Në anketimet e kompanisë “Konda Arastirma”, 57% e të rinjve në Turqi e cilësuar veten si modernë, 32% prej tyre si konservatorë tradicionalë dhe pjesa tjetër si konservatorë fetarë./ VOA

Previous Post

Matura Shtetërore në pikëpyetje – vazhdon greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve!

Next Post

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, BDI: Pro një njësie me prag 5%

Related Posts

Rajon

Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

02/09/2025
Rajon

Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

02/09/2025
Botë

Trump ndalon fondet për LGBT në Ballkan: “Shpenzim i kotë”

29/08/2025
Rajon

Parlamenti i Turqisë miraton mocionin që dënon gjenocidin e Izraelit në Gaza

29/08/2025
Rajon

Kërcënohet ministri i Brendshëm serb, i dërgojnë në zyrë zarf me tre plumba

29/08/2025
Rajon

​Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

29/08/2025
Next Post
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, BDI: Pro një njësie me prag 5%

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, BDI: Pro një njësie me prag 5%

Nata që do të skuqë qiellin, çka pritet të ndodhë më 7 shtator?

02/09/2025

KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit

02/09/2025

Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Putinin

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk