Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Vonesat në autostradën Shkup-Bllacë, Bytyqi: Së shpejti përcaktohet kompania

26/01/2024
Vonesat në autostradën Shkup-Bllacë, Bytyqi: Së shpejti përcaktohet kompania
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati për tenderin e ndërtimit të segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë është shtyrë disa herë, edhe atë me kërkesë të vetë firmave private që kanë aplikuar për ndërtimin e 10 kilometrave të reja, zbulon Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike. Fatmir Bytytqi, shpreh keqardhje që kompanitë vendore nuk kanë kapacitete të zbatojnë projekte në kohë të shpejtë dhe sipas afateve të marrëveshjeve.

“Procedura tenderuese për 10 kilometrat e ardhshëm është në proces, mendoj se me kërkesë të atyre që kanë aplikuar është shtyrë disa herë afati përfundimtar i përzgjedhjes së kompanisë. Mendoj se së shpejti do të përcaktohet edhe kompania zbatuese e projektit për ndërtimin e 10 kilometrave”, tha Fatmir Bytytqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Segmenti i parë i autostradës Bllacë-Shkup, i cili filloi të ndërtohet tani e katër vite, kishte afat të përfundoj për 18 muaj. Asnjë penalitet ndaj kompanisë “Granit” e cila firmosi kontratën më 16 Janar 2020, dhe paralajmërimet e autoriteteve janë që lëshimi i saj do bëhet nga fillimi muajit prill. Por, nuk u shkelen vetëm afatet! Lidhja kontratës për dy kilometra kishte koston fillestare prej 14,5 milion euro, ndërsa me aneks marrëveshje nga specifikat e punimeve dyshohet se kjo kosto është dyfishuar.

“Për 2 kilometrat aktuale është fati i njëjtë si për të gjitha autostradat tjera, unë e them se për fat të keq në vendin tonë nuk na mjaftojnë kapacitetet projektuese dhe nuk kishte qasje serioze të asaj që ishe në letër. Prandaj, mendoj se në javët në vazhdim edhe ai segment do të lëshohet në përdorim”, u shpreh Fatmir Bytytqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Autostrada Shkup-Bllacë ndonëse e shkurtë vetëm 12 kilometra, u bë e famshme nga zvarritja prej dekadave për ndërtimin e saj. Segmenti i dytë prej 10 kilometrash që do të lidh vendkalimin kufitar me kryeqytetin akoma mbetet projekt në letër. Nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore thonë se sivjet do të shpallin tenderin për kompaninë zbatuese dhe kompaninë mbikëqyrëse të projektit. Përgjigje identike kemi pasur në dy vitet e fundit. Parashikimet janë që një kilometër të kushtoj rreth 15 milion euro, ndër më të shtrenjtat në Evropë. Askush nga autoritetet nuk gjeti kurajë të thotë një datë të saktë se kur do të nisin punimet e segmentit të dytë të kësaj autostrade. /Alsat.mk

Previous Post

Mickoski: 100 ditët e ardhshme janë të rëndësishme për të pasur proces zgjedhor të besueshëm

Next Post

Pendarovski ia dorëzoi mandatin Xhaferit

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Pendarovski ia dorëzoi mandatin Xhaferit

Pendarovski ia dorëzoi mandatin Xhaferit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk