Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

13/10/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj ballkanik dhe për të marrë pjesë në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Ne të gjithë themi se kushti i zgjerimit bazohet në merita, dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat. Është një proces normal dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me reformat për integrimin në BE. Për mua është impresionuese të shoh progresin këto 2-3 vite. Populli shqiptar dëshiron integrimin në BE dhe kupton që këto reforma janë për ne, për të forcuar demokracinë dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Përmenda gjithashtu SEPA, roaming-un dhe planin e rritjes, që po funksionon mjaft mirë. Prandaj mund të them se jam e impresionuar nga reformat. Deri në vitin 2027, Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së” tha Von der Leyen.

Ajo shtoi se është një kënaqësi të kthehet sërish në Shqipëri dhe të nisë turin e saj nga Tirana.

“Shqipëria ka bërë progres të mrekullueshëm, me shpejtësi rekord në tre vitet e fundit. 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe të fundit do të hapen këtë vjeshtë. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027. Momenti gjeopolitik është i rëndësishëm, dhe Shqipëria ka bërë zgjedhjen e saj të qartë për t’u përputhur plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Plani i rritjes, i lançuar dy vite më parë, ka hapur dyert e tregut të vetëm për kompanitë shqiptare dhe evropiane, duke krijuar një situatë të përfitueshme për të dyja palët dhe potencial për dyfishim të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë dekadë” ,tha Von der Leyen.

Previous Post

Pas 61 vitesh, nxënësit në Creshevë do të bëhen me sallë sportive, Janevska dhe Stefkovski mbikqyrën aktivitetet ndërtimore

Next Post

MSH: Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

Related Posts

Shqipëri

Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

04/11/2025
Shqipëri

Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

02/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Shqipëri

Ardian Nuhiu trajneri i ri i Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

31/10/2025
Shqipëri

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31/10/2025
Next Post

MSH: Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025

Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë vetëm 5 vite më të madhe se djali i tij

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk