Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Von Der Lajen në Shkup / Takim me Pendarovskin dhe Kovaçevskin, por jo me Mickoskin

29/10/2023
Von Der Lajen në Shkup / Takim me Pendarovskin dhe Kovaçevskin, por jo me Mickoskin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Temë e bisedës, siç paralajmëroi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq pritet të jenë reformat e nevojshme dhe të patjetërsueshme, si dhe mjetet shtesë që duhet t’i marrim si ndihmë nga BE dhe motivimi për reforma. Sipas tij, pritet që ajo t’i paralajmërojë raportet e KE për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, publikimi i të cilëve është paraparë për më 8 nëntor, si dhe të prezantojë pikat kryesore të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, që duhet të publikohet në fund të këtij viti.

“Ky është një plan që na mundëson zbatimin e disa politikave të BE-së në vendet tona para anëtarësimit. D.m.th. është një lloj integrimi para anëtarësimit. Është plan që duhet të na mundësojë më shumë mundësi për të rinjtë tanë, për biznes bashkësitë tona dhe plan që duhet të na mundësojë më shumë mundësi edhe për institucionet dhe për qytetarët para aderimit në BE”, tha Bojan Mariçiq, zv.kryeministër për Çështje Europiane.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pa saktësuar nëse do të takohet me Von Der Lajen, porositi që ai pret surprizë të këndshme, përkatësisht KE të dalë me qëndrim për nisje të pakushtëzuar të negociatave.

“Dhe se pa kushtëzime shtesë me të cilat është përballur shteti ynë do të fillojmë negociatat, edhe pse jam i vetëdijshëm për mungesat e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të mos punës së Qeverisë së korruptuar të LSDM-së dhe BDI-së. Vlerësoj se në atë mënyrë do t’i jepet mirënjohje edhe shtetit edhe qytetarëve”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhja Demokratike pret që përfaqësuesit e Qeverisë dhe Presidenti të këmbëngulin që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në pa asnjëfarë kushtëzimi dhe kërkesë që nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagës.

“Kryetarja e KE, Ursula Von Der Lajen duhet të angazhohet që Këshilli i BE-së të sjell vendim që çështjet historike, arsimore dhe të identitetit të mos jenë bazë për bllokimin e eurointegrimit të Maqedonisë. Kërkesat joprincipiele dhe mohuese nga ana e Bullgarisë duhet të jenë lëndë e bisedimeve dypalëshe dhe të zgjidhen me vullnet të mirë, mirëkuptim të ndërsjellë dhe bazë reciproke”, thanë nga Lidhja Demokratike.

Von Der Lajen nga Shkupi, do të udhëtojë për në Prishtinë, e më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën, siç është paralajmëruar, Von Der Lajen do ta shfrytëzojë për të biseduar për bashkëpunim dypalësh me liderët rajonal dhe që në detaje t’ua prezantojë Planin për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Previous Post

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave ka arritur në mbi 8.000

Next Post

SHBA: Izraeli duhet të mbrojë civilët në Rripin e Gazës

Related Posts

Maqedoni

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

09/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Çarshia e Shkupit-shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair

09/10/2025
Maqedoni

Osmani: Ju garantoj se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje parlamentare

09/10/2025
Aktuale

Arrestohet Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë

09/10/2025
Aktuale

Gëzim në Gaza dhe Izrael pas arritjes së marrëveshjes historike të paqes

09/10/2025
Maqedoni

Trump: Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit për paqe në Gazë

09/10/2025
Next Post
SHBA: Izraeli duhet të mbrojë civilët në Rripin e Gazës

SHBA: Izraeli duhet të mbrojë civilët në Rripin e Gazës

Zbulohet gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

09/10/2025

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

09/10/2025

Mexhiti: Çarshia e Shkupit-shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair

09/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk