Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VMRO: Mashtrim milionësh me kthim të TVSH-së

14/01/2024
VMRO: Mashtrim milionësh me kthim të TVSH-së
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompani të caktuara marrin si kthim të TVSH-së shuma të mëdha, pa u kontrolluar nga institucionet, paratë dërgohen në llogaritë e këtyre kompanive, më pas ndryshohet pronësia e tyre dhe zëvendësohet me persona nga vendet fqinje. Këto janë akuzat e VMRO-DPMNE-së për një skandal në sistemin e kthimit të TVSH-së. Siç thonë ata, shteti s’ka mundësi t’i kthejë këto mjete, për shkak të llogarive bosh të kompanive kurse akuzojnë se mashtrimi është kryer me përfshirje të personave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

“Një sistem kompanish për një periudhë më të gjatë kanë tërhequr para mbi bazën e kthimit të TVSH-së me fatura fiktive dhe e kanë dëmtuar buxhetin me miliona. Në rrjetin e kompanive që kanë thithur miliona shpesh janë ndryshuar personat përgjegjës ose pronarët. Në pjesën më të madhe të rasteve ata janë njerëz nga vendet fqinje të cilët vështirë locohen. Për njohësit e politikës tatimore është plotësisht e qartë se një sistem i tillë s’ka mundur të funksionojë pa Drejtorinë e të Ardhura Publike. Personat në krye të drejtorisë ose e kanë ditur dhe kanë heshtur për rastin, ose tërësisht e kanë shkatërruar sistemin dhe s’kanë qasje”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja thonë se partia opozitare po rrezikon hetimin. Sipas tyre, drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska tashmë ka folur për dyshimet e një rrjeti të këtillë mashtrimi dhe nesër do të publikojë detajet.

“Se ekziston një rrjet i kompanive të naftës që kanë dashur të mashtrojnë sistemin dhe të nxjerrin para nga buxheti, e ka bërë të ditur publikisht nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtorja e DAP, duke paralajmëruar detaje për të hënën. Rasti është zbuluar pikërisht nga DAP, tashmë ka përfunduar e gjithë procedura e zbardhjes së rastit dhe publiku do të njihet me të gjitha informacionet. Të gjithë të përfshirët në këtë rast do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjeve”, thonë nga LSDM.

Sipas partisë në pushtet, informacionet e pakonfirmuara të opozitës rrezikojnë procedurën dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të ndalojë me dezinformatat./Alsat.mk

Previous Post

Gjendet i vdekur i punësuari në objektin industrial në Gazi Babë

Next Post

Projekti në Danimarkë, fut në shkolla Inteligjencën Artificiale

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post
Projekti në Danimarkë, fut në shkolla Inteligjencën Artificiale

Projekti në Danimarkë, fut në shkolla Inteligjencën Artificiale

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk