Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

21/05/2024
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit. Kështu kanë paralajmëruar sot nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Stajkoski pasi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri ndarjen e certifikatave për deputetë për mandatet e vërtetuara parlamentare, foli për përbërjen e re parlamentare dhe qeverinë.

“Me marrjen e certifikatave presim që deri më 28 maj të formohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa deri në mes të qershorit presim që të kemi Qeverinë e re në Republikën e Maqedonisë”, tha Stajoski.

Në ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe VLEN tani më kanë formuar grupet e punës dhe vijojnë bisedimet për formimin e Qeverisë.

Ndërkaq, sot anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka deklaruar se kur të përfundojnë negociatat me “Vlenin”, do të hapet mundësia për bisedime me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit.

Milloshoski e tha këtë kur u pyet për deklaratat e liderit të partisë Hristijan Mickoskit se kanë 61 deputetë, ndërsa me rivotimin e nesërm në shtatë vendvotime në zonën e pestë dhe të gjashtë, VMRO-DPMNE pret të ketë 62 mandate në Kuvend.

Nesër (22 maj) do të votohet në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Kjo për shkak se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin në këto vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative.

Rivotim do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, si dhe në 1844 në Strugë.

Sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit si dhe personat e vendosur në shtëpi jashtëfamiljare. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Previous Post

Një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin i duhen 1 000 euro

Next Post

KShZ: Po votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Related Posts

Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Aktuale

Heshtje zgjedhore në RMV: Sot votojnë të sëmurët, personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe ata në paraburgim

18/10/2025
Maqedoni

Policia e Maqedonisë së Veriut premtoi zgjedhje të drejta dhe demokratike

18/10/2025
Next Post
KShZ: Po votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

KShZ: Po votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Vdes analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

18/10/2025

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk