Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe VLEN nisin sot negociatat për Qeverinë e re, çfarë fillimisht do të bisedohet?

11/05/2024
VMRO-DPMNE dhe VLEN nisin sot negociatat për Qeverinë e re, çfarë fillimisht do të bisedohet?
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot fillojnë bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga lideri dhe mandatar i ardhshëm Hristijan Mickoski, dhe koalicionit opozitar shqiptar VLEN-it për formimin e shumicës së re parlamentare.

Ky informacion është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësues të partive, të cilët theksojnë se fillimisht do të diskutohet vetëm për parimet e koalicionit, jo për ndarjen e dikastereve dhe funksioneve.

Mirëpo, njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, tashmë ka deklaruar se do ta kërkojnë karrigen e kryeparlamentarit në Kuvend, të cilin më herët e mbante BDI.

Përveç kësaj, askush nuk flet publikisht për resoret ministrore, por disa informacione jozyrtare thonë se opozita shqiptare ka në shënjestër disa ministri. Megjithatë nga VLEN theksojnë se të gjitha dikasteret ministrore do të jenë temë diskutimi, por sigurisht se kemi targetin tonë.

Ndryshe, shpërndarja përfundimtare e kulaçit qeveritar do të varet edhe nga fakti nëse ZNAM do të jetë partneri i tretë i qeverisë, sepse në një situatë të tillë do të marrë një ose dy portofole ministrore.

Paralelisht me negociatat me VLEN-in dhe më pas me ZNAM-in, siç tha Mickoski, VMRO-DPMNE do të përpiqet të arrijë 61 deputetë me ndihmën e deputetëve të tjerë të cilët pas zgjedhjeve kanë sinjalizuar se duan t’u bashkohen.

Për momentin nuk konfirmohet se për cilët deputetë bëhet fjalë, përkatësisht nëse janë pjesë e partnerëve “më të vegjël” të koalicionit të LSDM-së, apo pjesë e partnerëve të koalicionit me të cilët BDI-ja ka dalë në një listë parazgjedhore

Previous Post

Ibrahimi me porosi për Grubin: Për atë djalin që me valixhe kërcënonte shqiptarët!?

Next Post

Kush e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni?

Related Posts

Maqedoni

Vizitë në klubin e Sambos/ Mexhiti: Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë

08/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

08/10/2025
__kateg

Kasami: Shkolla të reja, mësim gjithëditor e shumë investime në arsim!

08/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fillon zyrtarisht projekti 40 milionë euro për ndërtimin e kampusit të “UNT-së”

08/10/2025
Maqedoni

VLEN akuzon BDI-në për lidhje financiare me regjimin e Vuçiqit: Fazliu publikon prova të reja (VIDEO)

08/10/2025
Aktuale

Detaje të reja nga ngjarja që ndodhi dje në Kumanovë, ja kush është arrestuar nga MPB!?

08/10/2025
Next Post
Kush e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni?

Kush e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni?

‘Marrëveshja për armëpushim në Gaza “shumë afër”’, Trump mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme të dielën

08/10/2025

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

08/10/2025

Vizitë në klubin e Sambos/ Mexhiti: Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë

08/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk