Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VMRO dhe LSDM përplasen për korridoret 8 e 10D

15/04/2023
VMRO dhe LSDM përplasen për korridoret 8 e 10D
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mos publikimi i marrëveshjes me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel&Enka mbi Korridoret 8 dhe 10-D ka përplasur edhe sot opozitën dhe pushtetin. VMRO-DPMNE-ja akuzon se Qeveria po bën petulla në ujë, pasi sipas tyre akoma nuk ka projekt dhe financim të kompletuar për dyja korridoret, ndërsa sipas tyre marrëveshja mbahet e fshehur për qëllim korruptive.

“Në vend që ta përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër, BDI dhe LSDM rrahin gjoks projekt edhe më të madh infrastrukturor, disa herë më i madh se autostrada Kërçovë-Ohër, ku nuk është bërë akoma projektimi kryesor, ku nuk është siguruar financimi nga jashtë, ku mbikëqyrje do të bëjnë firma me përvojë në industrinë e tekstilit dhe me marrëveshje e cila fshihet nga opinioni”, u shpreh Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja është nën ndikimin kinez dhe rus, prandaj edhe akuzon kompaninë amerikane dhe SHBA-të.

Advertisements

“Pas një serie të investimeve kineze të bëra në kohën e VMRO-DPMNE-së, për herë të parë kemi një projektues amerikan por menjëherë regjimi i VMRO-DPMNE-së nën pengun e të Majtës pro ruse po i akuzon SHBA-të dhe realizuesin Bechtel për korrupsion. VMRO-DPMNE-ja është kundër çdo projekti strategjik dhe kundër përparimit të shtetit”, thonë nga LSDM.

Opozita tashmë disa javë rresht kërkon publikimin e marrëveshjes mes NP Rrugët Shtetërore dhe konzorciumit turko-amerikan Bechtel&Enka. Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka deklaruar se marrëveshja nuk mund të publikohet për shkak se është e klasifikuar, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se marrëveshja nuk mund të publikohet pasi është e gjysmë klasifikuar. /Alsat

Previous Post

Zelensky: Mbi 50 ndërtesa të dëmtuara nga sulmi rus, ka trupa nën rrënoja

Next Post

Muaji Ramazan, kafiteritë e mbyllura në Çarshinë e Shkupit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post
Muaji Ramazan, kafiteritë e mbyllura në Çarshinë e Shkupit

Muaji Ramazan, kafiteritë e mbyllura në Çarshinë e Shkupit

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk