Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Furnizime të dyshimta, të paligjshme dhe astronomikisht të shtrenjta ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme gjatë kohës së Bujar Osmanit. Sot jemi këtu për ta paraqitur të vërtetën për skandalin e ri të lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ish-ministrin Bujar Osmani. Dokumentet që kemi siguruar tregojnë qartë për blerje të dyshimta, të paligjshme dhe jashtëzakonisht të shtrenjta gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në dhjetor të vitit 2023.

Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontratë në vlerë prej 56.640.000 denarësh për marrje me qira të automjeteve për një konferencë dyditore.
Në kontratë, me qëllim apo me vetëdije, nuk ka qenë paraparë ndonjë trup i brendshëm kontrollues që do të konfirmonte se sa automjete realisht janë përdorur, çfarë tipi automjetesh janë angazhuar dhe për sa ditë. Kjo ngre dyshime për një model klasik të abuzimit dhe korrupsionit.

Sipas dokumenteve, çmimet për marrjen me qira të automjeteve kanë qenë:
• Automjet VIP: 29.000 denarë në ditë (pa TVSH)
• Automjet nga klasa e mesme: 23.000 denarë në ditë (pa TVSH)
• automjet 8+1: 19.200 denarë në ditë (pa TVSH)

Të krahasojmë: vetëm një muaj më parë, MPJ ka lidhur një kontratë tjetër me të njëjtin operator për nevojat e rregullta të Ministrisë. Atje, i njëjti tip automjeti VIP kushtonte vetëm 9.500 denarë me shofer, që është tri herë më e ulët se çmimi që Bujar Osmani ka aprovuar për konferencën.

Kjo është një abuzim skandaloz – shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat automjete, nga e njëjta kompani, në të njëjtën kohë!

Nuk bëhet fjalë për sulm politik. Qytetarët duhet ta dinë se çfarë politikanësh janë ata që rrejshëm paraqiten si të pagabueshëm. Enti Shtetëror i Revizionit tashmë ka evidentuar parregullsi serioze në punën e MPJ-së nën udhëheqjen e Bujar Osmanit dhe lëndët janë dorëzuar në Prokurorinë Publike.

Ky është dëshmi e qartë se nuk bëhet fjalë për gabime administrative, por për korrupsion sistematik në nivelin më të lartë.

Ne kemi disa pyetje për Bujar Osmanin:
• Kush e ka konfirmuar numrin e automjeteve dhe realizimin e kontratës?
• Pse çmimet kanë qenë tri herë më të larta për të njëjtat shërbime dhe nga i njëjti operator?
• Një shërbim që para Samitit ka kushtuar 300 mijë euro, Bujar Osmani gjatë Samitit e ka paguar 1 milion euro.
Pyesim: Ku përfunduan 700 mijë eurot?
A u pasurua dikush në emër të organizimeve ndërkombëtare?

Bujar Osmani duhet të japë përgjigje. Kjo mënyrë e punës është shembull klasik i korrupsionit politik, shpërdorimit dhe shpenzimit të parave shtetërore për interesa private.

Previous Post

“Diella” ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale në qeverinë Rama! Do jetë përgjegjëse për tenderët

Next Post

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

Related Posts

Maqedoni

Daut Beqiri nga VLEN: Haraçinën e lanë pas dore- ne flasim për projekte konkrete

01/10/2025
Maqedoni

Kasami: Falishti sot është shembull se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve

01/10/2025
Maqedoni

Blerim Islami: Fusha sportive në Zhitosh do të rikonstruohet!

01/10/2025
Maqedoni

Mexhiti ndjek nga afër asfaltimin përfundimtar të rrugës 5 Maji te kompleksi “Çairçanja”

01/10/2025
Maqedoni

Padi penale kundër ish-drejtorit të një ndërmarrjeje publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare

01/10/2025
Maqedoni

Gjorgjievski: Aerodromi do të bëhet me rrethrrotullim të ri dhe një urë të re

01/10/2025
Next Post

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

Serbia, me katër mungesa/ Crvena Zvezda njofton dëmtimin e sulmuesit Katai

01/10/2025

Nuk do ta besoni si dukeshin Adri dhe Iliriana para 9 vitesh

01/10/2025

Daut Beqiri nga VLEN: Haraçinën e lanë pas dore- ne flasim për projekte konkrete

01/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk