Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN:BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!

23/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo ditë e më shumë po demaskohen dhe shqiptarët po marrin dëshmi tjera të qarta për fytyrën e vërtetë të BDI-së. Deklaratat e partnerit të tyre të deridjeshëm, Menduh Thaçi, zbuluan të vërtetën që BDI përpiqet ta fshehë: kjo parti ka lutur Hristijan Mickoskin që të jetë pjesë e qeverisë, pa kushte, pa kërkesa reale, madje edhe pa postin e kryeparlamentarit, dhe me më pak ministri sesa ka sot VLEN. Ky është kulmi i nënshtrimit dhe servilizmit politik.

Dhe sot, para jush duam të bëjmë pyetjet që kërkojnë përgjigje:
Pse BDI deshi të hyjë në qeveri pa asnjë kusht?
Cilin e dërgoi ndërmjetësues tek Mickoski për këto pazare të pista?
Kush janë ata biznesmenë që kanë negociuar në emër të BDI-së?

E gjithë kjo për një arsye të vetme: që BDI të vazhdojë të mbrojë korrupsionin, Soravinë dhe klanet e tyre kriminale. Për BDI-në, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë prioritet. Prioriteti i tyre ka qenë pushteti me çdo kusht dhe pasurimi personal.

Mos harroni: kjo është partia që i hapi rrugë arratisjes së Nikolla Gruevskit, duke e lënë të ikë nga Shkupi në Budapest. Sot, BDI dhe Bujar Osmani vazhdojnë të kërkojnë ndihmë e këshilla nga shefi i tyre i vërtetë, Nikolla Gruevski, që i mban peng me dosjet e krimeve të përbashkëta.

BDI është parti e shpallur non grata, dhe këtë njollë nuk mund ta lajë kurrë. Janë të njëjtët që për 22 vite ndanë tendera, zhvatën qytetarët, krijuan Soravinë, pastruan paratë e pista dhe shndërruan çdo institucion shtetëror në degë të korrupsionit të tyre.

Dhe një kujtesë për BDI-në: dhoma 161 në Parlament ka parë shumë pazare të pista. Po të flisnin muret e asaj dhome, BDI do të mbulohej edhe më shumë nga turpi.
Më 19 tetor, shqiptarët do t’i japin goditjen përfundimtare kësaj partie të kalbur. Ashtu siç i hoqën nga qeveria, njëjtë do t’i shporrin edhe nga pushteti lokal. Sepse shqiptarët nuk do të lejojnë më që dinjiteti i tyre të shitet për një karrige dhe që interesat e tyre të shkelmohen për të mbrojtur korrupsionin.

VLEN është këtu për të ndërtuar një të ardhme të pastër, të drejtë dhe dinjitoze për shqiptarët dhe për vendin. Ndërsa BDI do të mbetet vetëm si shembulli më i turpshëm i tradhtisë politike dhe korrupsionit në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Previous Post

Kasami: Aty ku e parasheh ligji, uniformat policore do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Next Post

Pakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

Related Posts

Maqedoni

Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë

23/09/2025
Maqedoni

Pakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

23/09/2025
Maqedoni

Kasami: Aty ku e parasheh ligji, uniformat policore do të jenë edhe në gjuhën shqipe

23/09/2025
Maqedoni

Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion

23/09/2025
Maqedoni

Mickoski për dënimin me kusht për rastin Onkologjia: Me vendime të tilla, gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë pagat, ndërsa kërkojnë edhe më të larta

23/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Shtatë milionë euro për projekte për zhvillimin e Shtipit

23/09/2025
Next Post

Pakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë

23/09/2025

Pakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

23/09/2025

VLEN:BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!

23/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk