Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: Themelimi i Akademisë Shqiptare drejt realizimit

15/10/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arsyeja e takimit të sotëm është dinamizimi i realizimit të projektit shkencor të koalicionit VLEN, për krijimin e Akademisë Shqiptare.

Në këtë drejtim, kryetarët e komunave të koalicionit VLEN, së bashku kryetarët e këshillave komunalë dhe akademikët e nderuar, organizuam një takim punues në Tetovë, me temë financimin vjetor të projekteve të rëndësishme për avancimin e mendimit intelektual dhe shkencor të shqiptarëve.

Krijimi i Akademisë Shqiptare është i domosdoshëm për shkak të plogështisë së ASHAM-it për reforma që duhet të pasqyrojnë gjendjen faktike, e që nuk janë duke u realizuar tashmë për 57 vjet.

Ky projekt ekskluzivisht shkencor i VLEN-it nuk ka për qëllim të shkaktojë tensione etnike ose paralelizma në nomenklaturën arsimore shtetërore, por ka për qëllim të krijojë një institucion tjetër shkencor që do të bashkojë mendimin autentik shqiptar në një zhvillim të përbashkët dhe të barabartë shoqëror.

Ky projekt reflekton vizionin tonë për forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në fushat më strategjike – shkencë dhe art.

Akademia, me seli në Tetovë, do të krijojë mundësi të reja për studiuesit dhe artistët shqiptarë që të kontribuojnë me kërkime cilësore dhe të ruajnë trashëgiminë tonë kulturore.

Jemi të bindur se kjo nismë do të jetë një shtytje për cilësinë e arsimit dhe për zhvillimin e një komuniteti të fortë intelektual.

Hapat e parë për financimin e Akademisë janë tashmë ndërmarrë me ndihmën e komunave tona me të cilat udhëheqin kuadrot e VLEN-it, të cilat e mbështesin këtë projekt dhe që po kontribuojnë për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për kërkimet dhe zhvillimet e ardhshme.

Ne besojmë fuqimisht se Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art do të luajë një rol kyç në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe në rritjen e kontributit tonë ndërkombëtar në fushën e shkencës dhe artit. Si koalicion VLEN, ne kemi treguar se jemi këtu për të sjellë ndryshime të prekshme dhe reale.

Përmes këtij projekti, ne nuk po ndërtojmë vetëm një institucion, por një të ardhme të re për të gjithë të rinjtë dhe intelektualët shqiptarë.

Angazhimi jonë si koalicion VLEN është maksimal, dhe së bashku do ta çojmë këtë projekt përpara me seriozitetin që meriton. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku shkenca, arti dhe mendimi i lirë do të jenë shtyllat e zhvillimit tonë kombëtar.

Previous Post

Katër të arrestuar për gjuajtjen me armë zjarri në Çair, dy prej tyre të burgosur

Next Post

“Përplasjet mes ..”, si u zëvendësua Einxhel Shkira me Olta Gixharin?

Related Posts

Maqedoni

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025
Maqedoni

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025
Aktuale

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Maqedoni

Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet

15/09/2025
Maqedoni

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

15/09/2025
Maqedoni

Tetëmbëdhjetë kandidatë të regjistruar për garën zgjedhore për kryetar të Shkupit

15/09/2025
Next Post

“Përplasjet mes ..”, si u zëvendësua Einxhel Shkira me Olta Gixharin?

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk