Krerët e partive shqiptare në koalicionin VLEN mirëpritën sot
 delegacionin e Komisionit Ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit
 të Evropës.
Në kuadër të misionit të tij parazgjedhor, Komisioni u interesua për
 mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
 në Maqedoninë e Veriut.
VLEN mbetet e angazhuar fuqishëm për zgjedhje korrekte, të drejta,
 demokratike dhe sipas standardeve më të larta evropiane.








