Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj. BDI parti e cila kur ishte momenti për t’i dalë për zot Shëndetësisë, u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve. Sot atyre nuk u ka mbetur fytyrë për të kërkuar përgjegjësi pasi pasojat e keqqeverisjes së tyre, i kemi trashëguar dhe po punojmë për ta shëruar plagën që e kanë lënë ata.
Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës. BDI është parti pa kredibilitet dhe e zhytur në krim e korrupsion.
Në kohën e BDI-së i lartë nuk ka qenë vetëm niveli i krimit dhe korrupsionit por edhe vdekshmëria te fëmijët në spitale. Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara- kur në pushtet ka qenë BDI- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri nëntë vdekje në muaj!
Por, me Taravarin në krye të Shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1.000 punonjësve mjekësorë!
Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për Shëndetësinë, gjërat kanë filluar të lëvizin në anën pozitive. Për herë të parë pas 15 vitesh, VLEN e përditësoi listën pozitive tëbarnave, duke lehtësuar barrën financiare të mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm.
BDI-ја non grata e la Shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit. Qytetarët e kanë parë dallimin, mes atyre që shkatërrojnë dhe atyre që ndërtojnë. VLEN është e vendosur në angazhimin e saj për ta ndërtuar jetën në vendin tonë dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë dhe t’i dëgjojmë llafet e atyre që shkatërruan çdo gjë që ju doli para për vite me radhë.
VLEN është e angazhuar për jetë më të mirë për qytetarët.