Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: Rruga Tetovë-Prizren shumë shpejt realitet

30/01/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLEN vlerëson se rruga Prizren-Tetovë si pjesë e rëndësishme e programit të koalicionit si dhe një ndër premtimet gjatë fushatës parazgjedhore po bëhet ralitet.

“Atë për të cilën jemi zotuar dje po punojmë sot. Para fushatës zgjedhore të vitit që lamë pas hartuam programin tonë politik të koalicionit VLEN, me të cilin garuam dhe fituam. Pjesë të rëndësishme në atë program ka zë, rruga Tetovë-Prizren, si një nga projektet tona prioritare. E sot me krenari kumtojmë lajmin për publikun e gjërë që punimet për këtë projekt po vazhdojnë mirë e mbarë.

Prandaj, në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, kjo vizitë u zhvillua në qytetin e Prizrenit. Pra, për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren për të cilën rrugë jemi zotuar. Në këtë vizitë, delegacioni i vendit tonë u shoqërua nga ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu.

Qeveria VLEN e nis vitin 2025 me hapa konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një prej projekteve me prioritet më të lartë. Rruga e re Tetovë-Prizren do të lidhë dy nga qytetet kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Me një tunel prej 6.4 km, ky projekt do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Përveç përmirësimit të lidhjeve transportuese, rruga Tetovë-Prizren do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dy vendet, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Nuk mbetet tjetër pos që hap pas hapi po e konfirmojmë që viti 2025 do të jetë viti i projekteve të mëdha infrastrukturore. Do të ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir).E në të njëjtën kohë me intenzitet të lartë po vazhdojmë edhe punimet në rrugën Tetovë-Prizren.

VLEN të angazhuar denjësisht në përmirësimin e infrastrukturës brenda vendit sepse kjo qasje do ta lehtësoj progresin ekonomik dhe lëvizjen e lirë e të shpejt të qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Previous Post

VLEN: BDI non grata i ka gërhamat e fundit të jetës politike!

Next Post

Gjesti i dërgon mesazh me kode Eglit, çfarë shkroi në letër?

Related Posts

Maqedoni

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025
Aktuale

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025
Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Kërçova: Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit mbrapsht!

14/10/2025
Maqedoni

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani dhe BDI po e mbajnë peng Shkupin përmes ndërmarrjeve publike! Këta njerëz nuk mund t’i ofrojnë ardhmëri Çairit!

14/10/2025
Next Post

Gjesti i dërgon mesazh me kode Eglit, çfarë shkroi në letër?

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk