Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN pyet Osmanin: Ku u “avulluan” 700 mijë eurot nga furnizimi i dyshimtë?

12/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, vazhdon të hesht.

Asnjë përgjigje deri më tani e asnjë sqarim.
Asnjë fjalë për 700 mijë eurot që janë zhdukur nga furnizimi i dyshimtë me automjete gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në dhjetor të vitit 2023.

Sa për kujtesë:

Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë kohës kur drejtohej nga Osmani, ka lidhur një kontratë në vlerë prej 56.640.000 denarësh për marrjen me qira të automjeteve për një konferencë dyditore.

Çmimet e automjeteve ishin:

29.000 denarë në ditë për automjete VIP,
23.000 denarë për automjete të klasës së mesme,
19.200 denarë për automjete 8+1 dhe të gjitha pa TVSH.

E njëjta kompani, vetëm një muaj më herët, ka ofruar të njëjtat automjete për çmime tri herë më të ulëta, për nevojat e përditshme të MPJ-së.

Nga 9.500 denarë për automjet VIP me shofer, në 29.000 denarë për të njëjtën makinë, vetëm sepse bëhej fjalë për një konferencë ndërkombëtare.

Pyetja është shumë e thjeshtë: Kush e përfitoi dallimin prej 700 mijë eurosh?

A u përvetësuan këto para? Dhe në xhepat e kujt përfunduan?

Shumë e qartë:

Ky nuk është gabim administrativ. Kjo është skemë e pastër korrupsioni.
Në kontratë nuk ka pasur asnjë mekanizëm të brendshëm kontrolli që të verifikonte:

Sa automjete janë përdorur realisht?

Çfarë tipi kanë qenë?

Dhe për sa ditë janë angazhuar?

Pse kjo mungesë e qëllimshme transparence? Kush përfitoi nga kjo errësirë institucionale?

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar tashmë parregullsi serioze dhe lënda është në Prokurorinë Publike.

Por kjo nuk mjafton.
Qytetarët meritojnë përgjigje. Transparenca është detyrim, jo zgjedhje.

Prandaj, sot e përsërisim publikisht:

Ku përfunduan 700 mijë eurot?
Kush e aprovoi këtë furnizim me çmime të fryra trefish?
Pse shteti u dënua të paguajë më shumë për të njëjtën shërbim?

Heshtja jote është pranim.
Dhe qytetarët nuk do të lejojnë më këtë kulturë të mosllogaridhënies.

Previous Post

Kuvendi miratoi Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike

Next Post

Mexhiti: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo! (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

NP “Drislla”: Nuk jemi ne shkaktar për ndotjen, dyshojmë që zjarrvënësit janë të motivuar politikisht

12/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi nuk është “Plani B” i imi, do të qëndrojë me qytetarët deri në fund

12/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo! (VIDEO)

12/09/2025
Maqedoni

VLEN pyet Osmanin: Ku u “avulluan” 700 mijë eurot nga furnizimi i dyshimtë?

12/09/2025
Aktuale

Kuvendi miratoi Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike

12/09/2025
Maqedoni

Fetai opozitës shqiptare: Ju pret cunami në komunat shqiptare!

12/09/2025
Next Post

Mexhiti: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo! (VIDEO)

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

12/09/2025

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025

NATO nis operacionin ‘Roja Lindore’ pas futjes së dronëve rus në Poloni

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk