Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN përshëndet nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe BNJVL

14/08/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 23 vitesh stagnim, decentralizimi përfundimisht po realizohet. Sot dëshirojmë të shprehim kënaqësinë tonë për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkimi i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL). Ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në vendin tonë.
Koalicioni VLEN ka qenë gjithmonë një mbështetës i fuqishëm i procesit të decentralizimit,
duke e parë atë si një nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës. Ne besojmë se
decentralizimi i thellë dhe efektiv është çelësi për forcimin e demokracisë lokale dhe
përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Memorandumi, i cili paraqet një angazhim të
përbashkët për transferimin e kompetencave dhe resurseve më të mëdha në nivelet lokale të qeverisjes, është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për arritjen e këtij qëllimi.
Ne e mirëpresim vendimin për krijimin e një programi vjetor të aktiviteteve prioritare dhe
formimin e komisioneve të përbashkëta që do të përfshijnë ekspertë të jashtëm dhe përfaqësues të administratës. Kјо qasje inkluzive dhe analitike do të ndihmojë në adresimin e nevojave reale të komunave dhe do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e resurseve publike.
Një element kyç i Memorandumit është angazhimi për sigurimin e më shumë fondeve buxhetore për komunat, të bazuara në të ardhurat nga taksat dhe TVSH. Koalicioni VLEN e mbështet fuqishëm këtë strategji dhe e sheh atë si një mundësi për forcimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndihmën në zhvillimin e projekteve kapitale investuese që do të përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për qytetarët tanë.
Për më tepër, jemi të kënaqur që ky Memorandum përfshin angazhimin për konsultime me
BNJVL-në në lidhje me të gjitha ndryshimet e mundshme në rregulloret për planifikimin
urbanistik dhe ndërtimin. Kjo do të sigurojë që proceset e ndryshimeve ligjore dhe rregullatore tëjenë në harmoni me nevojat dhe realitetet e mjediseve lokale.
Koalicioni VLEN do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndjekë zbatimin e këtij Memorandumi me kujdes dhe përkushtim. Ne jemi të sigurt se përmes kësaj bashkëpunimi të ngushtë dhe të sinqertë, do të arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Previous Post

BDI: Marrëveshja e Ohrit pa buxhet dhe në duart e putinistit Stoilkoviq

Next Post

Vazhdojnë punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, të pranishëm KFOR-i e Policia e Kosovës

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025
Maqedoni

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin, Kasami: Kundërkandidati si “Lisa në botën e çudirave”

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Next Post

Vazhdojnë punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, të pranishëm KFOR-i e Policia e Kosovës

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk