Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: Pas 22 vitesh mashtrime, VLEN i sjell kanalizimin Zajazit të Ali Ahmetit

30/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërçova, qyteti që për më shumë se dy dekada u harrua nga pushtetet e kaluara, sot po kthehet në hartën e investimeve serioze falë përkushtimit të koalicionit VLEN. Projekti madhor për ndërtimin e sistemit të kolektorit dhe impiantit modern për trajtimin e ujërave të zeza me vlerë mbi 1 miliard denarë nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur të realizohet.

Ky projekt përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin. Por jo vetëm kaq, pas 22 vitesh premtime dhe manipulime politike nga BDI-ja, më në fund edhe Zajazi i Ali Ahmetit po bëhet me kanalizim. E pabesueshme, por e vërtetë: duhej të vinte VLEN-i në qeveri, që të zgjidhej një problem bazik në vendlindjen e atij që për dy dekada sundoi pa i zgjidhur hallet e vetë vendit të tij.

Ky projekt ishte buzë dështimit kur VLEN mori përgjegjësinë qeverisëse: vetëm 17% zbatim në 21 muaj, fonde IPA të humbura, kontraktor jofunksional dhe mungesë totale reagimi institucional nga qeveria paraprake – një tjetër pasqyrë e paaftësisë dhe dështimit sistematik që i është servirur qytetarëve për vite me radhë.

Falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhshme të kolegëve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, projekti u shpëtua nga dështimi i plotë. Kontrata e mëparshme u ndërpre, u kërkua dëmshpërblim dhe përmes një prokurimi të ri, transparent dhe afatgjatë, u sigurua financimi i plotë nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij investimi strategjik.

Kur të tjerët dorëzohen, ne veprojmë. Kur ata heshtin, ne e çojmë zërin e qytetarëve në institucione. Kur ata bëjnë propagandë, ne sjellim punë konkrete. Kjo është filozofia e VLEN-it.

Sepse për ne, e ardhmja e qytetarëve nuk është për t’u negociuar, është detyrim!

Previous Post

Autobusi përmbyset në Antalia të Turqisë, duke plagosur 18 turistë rusë

Next Post

Sot përfundon masa për kufizimin e marzheve për produktet elementare

Related Posts

Aktuale

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Maqedoni

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

02/08/2025
Aktuale

Ky është vendi shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

02/08/2025
Maqedoni

Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

02/08/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Për shkak të ndarjes artificiale nga BE-ja dhe për arsye ekonomike, qytetarët synojnë shtetësinë e fqinjëve

02/08/2025
Aktuale

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

02/08/2025
Next Post

Sot përfundon masa për kufizimin e marzheve për produktet elementare

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk