Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: Ne nuk mburremi por veprojmë institucionalisht

09/12/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trupi Koordinues i koalicionit VLEN, së bashku me liderët e partive dhe gjithë ekzekutivin në kuadër të koalicionit qeverisës, mbajti sot një takim të rëndësishëm. Në këtë takim u diskutua gjerë e gjatë mbi ngjarjet e fundit dhe retorikën përçarëse të opozitës, e cila, kinse në emër të mbrojtjes së gjuhës shqipe, mundohet të manipulojë opinionin publik, madje edhe me skenare të kopjuara nga Nikolla Gruevski të para 8 viteve me tenda para KSHZ-së.
Shqiptarët le të rrinë të qetë. Gjuha shqipe do të mbrohet. Truket e BDI-së për t’u paraqitur në mënyrë të rreme si shpëtimtarë të problemeve të vetëshkaktuara nuk kalojnë. Ata morën karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani është koha për kartonin e kuq.
Korrupsioni mbi 20-vjeçar ka faturën e vet! Ai të zhvesh nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe të bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Prandaj, nuk mundet një i korruptuar të mbrojë diçka aq të rëndësishme sa është gjuha shqipe. Nuk mundet një parti që ka individë në lista të zeza ndërkombëtare të pretendojë se mbron kauzën shqiptare! Njëra me tjetrën nuk shkon!

Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e tri neneve kyçe. Së treti, pasi kuptuan që do të jenë në opozitë, përmes instalimeve në Gjykatën Kushtetuese dëshiruan të shkaktojnë tensione ndëretnike për të shmangur përgjegjësinë për ish-funksionarët e tyre të korruptuar. Dhe tani, me tenda duan të paraqiten si shpëtimtarë të gjuhës shqipe. Koalicioni VLEN ka muaj që punon për heqjen e grackave dhe korrigjimin e gabimeve të regjimit të BDI-së.

Ne nuk mburremi por veprojmë institucionalisht.

Previous Post

Google pretendon se modelet e tij të reja të AI mund të identifikojnë emocionet

Next Post

Xheneta e pështyn në fytyrë, Driloni reagon ashpër: Dua të dalë, ose unë ose ajo

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025
Aktuale

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Maqedoni

Maqedoni Kosove Shqiperi Rajon Bota Mucunski fton Spiropalin për ta vizituar Shkupin

20/10/2025
Maqedoni

Fetai: Humbës është Taravari, nga katër komuna, në asnjë!

20/10/2025
Maqedoni

Ministri Aliu thumbon Taravarin pas zgjedhjeve lokale

20/10/2025
Maqedoni

Taravari: Limani dhe Shabani shkojnë përsëri në zgjedhje, nuk u plotësua censusi

20/10/2025
Next Post

Xheneta e pështyn në fytyrë, Driloni reagon ashpër: Dua të dalë, ose unë ose ajo

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk