Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Ndryshimi ka ardhur. VLEN-i po forcon lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën!

18/11/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimi i Qeverisë po dëshmon ndryshimin në veprime. Qeveria e
Maqedonisë së Veriut historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me
shtetin e Kosovës. Por, herë pas here si pasojë e partisë shqiptare,
BDI-së, si uzurpatore e qeverisë marrëdhëniet bilaterale “acaroheshin”,
sepse Ali Ahmeti luante me standarde të dyfishta shkonte në konakë për
të pame në Kosovë, ndërsa në Shkup shndërrohej në nikoqir të zellshëm
për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Me ardhjen e VLEN-it në qeverinë e RMV-së raportet mes dyja shteteve
vetëm se janë thelluar dhe bashkëpunimi është shtuar. Kur njerëzit e
duhur qeverisin me vendin nuk mungojnë as vendimet e duhura. Kështu që,
vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë
ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të
qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë
përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që
na rrethojnë.
Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të
mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt
forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të
bashkëpunimit rajonal. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme,
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe informacionet për tre
marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:
1. Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në
Bllacë-Hani i Elezit dhe . Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar
qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.
2. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve
natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave
të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.
3. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin
profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash,
literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.
Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe
marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë
i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia
shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.
Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë
politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj
çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut –
Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë.
Kujtojmë që, BDI me “pacientin” Bujar Osmani si ministër i Jashtëm, dhe
si kryesues i OSBE-së nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në
mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë vizitë
atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin.
Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë
së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana
tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga
koalicioni faktorizues në qeveri VLEN.
Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin
Kurti. Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në
Prishtinë!

Previous Post

Media: Hezbollahu pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim

Next Post

Zeqirija Ibrahimi: Ajo që i ofrohet Likovës nga koalicioni VLEN është shumë herë më e vlefshme se ajo që ka qenë

Related Posts

Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 35 gradë

08/08/2025
Maqedoni

Blerim Sejdiu: Mimoza Bafqari-Bakiji emërohet Drejtoreshë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”

07/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Mbështetje pa rezerva për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët” – Kosova ka zot shpie!

07/08/2025
Biznes

Ministria e Energjetikës shpall thirrje për shpërndarjen e kondicionerëve inverter për familjet në nevojë

07/08/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projekte të reja infrastrukturore në lagjen Gazi Babë

07/08/2025
Maqedoni

Gashi për çerdhen e parë në Hasanbeg: Një hap i rëndësishëm për familjet dhe fëmijët tanë

07/08/2025
Next Post

Zeqirija Ibrahimi: Ajo që i ofrohet Likovës nga koalicioni VLEN është shumë herë më e vlefshme se ajo që ka qenë

Djersitja shkakton mungesë të Kaliumit, Magnezit dhe Glukozës, ja si t’i zëvendësoni

08/08/2025

Moti me diell, temperatura deri në 35 gradë

08/08/2025

Grenell takohet fshehurazi me Milorad Dodik?

07/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk