Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

25/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të tronditur, por jo të habitur, dëgjuam sërish Ali Ahmetin duke shpërthyer me fjalor banal, ofendues e të padenjë për një njeri që dikur pretendonte të përfaqësonte shqiptarët. Nga “zagarët” e deri te “Gazimestani”, ky fjalor i turpshëm është dëshmia më e qartë e humbjes së kontrollit, e panikut dhe e përfundimit politik të një njeriu që për 20 vjet e trajtoi popullin e vet si pronë private.

Ahmeti sot nuk flet më si lider politik, por si dikush që po fundoset në gjuhën e vet të urrejtjes. Kur një njeri që ka udhëhequr për dy dekada e quan popullin e vet “Gazimestan” dhe i ofendon me “700 mijë nana”, atëherë çdo shqiptar e kupton se ky njeri nuk përfaqëson më askënd, përveç vetes dhe rrethit të tij të privilegjuar.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si ata që votuan për VLEN, ashtu edhe ata që votuan për AKI, nuk janë “Gazimestan”, por janë komb krenar, që të dielën e kaluar, më 19 tetor, dëshmoi pjekuri të lartë demokratike dhe foli me vendosmëri për ndryshim.

Ne e respektojmë çdo votë dhe çdo qytetar që mori pjesë në këtë proces historik, sepse më 19 tetor populli shqiptar u çlirua nga frika, presioni dhe shantazhi politik.

Ndërsa më 2 nëntor, do të festojmë bashkë dhe në çdo cep sepse shqiptarët do të fitojnë pothuajse në të gjitha komunat shqiptare.

Kjo fitore nuk është vetëm e VLEN-it, por e gjithë atyre që refuzuan të jetojnë më nën poshtërimin politik e moral të një strukture që ka humbur çdo busull.

Ali Ahmeti mund të vazhdojë me ofendime, por historia tashmë është shkruar: Populli foli dhe e dërgoi atë drejt humnerës politike.

VLEN për dinjitet, për respekt, për një të ardhme që bashkon e jo që fyen.

Previous Post

Policia e Maqedonisë 1.065 gjoba për një ditë për shkelje në trafik

Next Post

Intensifikohen aktivitetet e kundërkandidatëve për kryetarë komune tetë ditë para votimit përfundimtar më 2 nëntor

Related Posts

Maqedoni

Intensifikohen aktivitetet e kundërkandidatëve për kryetarë komune tetë ditë para votimit përfundimtar më 2 nëntor

25/10/2025
Maqedoni

Policia e Maqedonisë 1.065 gjoba për një ditë për shkelje në trafik

25/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë

25/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

25/10/2025
Aktuale

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

24/10/2025
Aktuale

Aksion policor në Rashçe të Shkupit: Sekuestrohet sasi e madhe armësh dhe municioni (FOTO)

24/10/2025
Next Post

Intensifikohen aktivitetet e kundërkandidatëve për kryetarë komune tetë ditë para votimit përfundimtar më 2 nëntor

A do t’i ketë votat për formimin e Qeverisë? Albin Kurti sërish zgjedh heshtje

25/10/2025

Intensifikohen aktivitetet e kundërkandidatëve për kryetarë komune tetë ditë para votimit përfundimtar më 2 nëntor

25/10/2025

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

25/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk