Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Kujdesin për mjedisin e dëshmojmë me angazhim të përditshëm

16/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni më i madh shqiptarë VLEN, pjesë e pushtetit aktualisht, po udhëheq edhe me Ministrinë e Mjedisit, institucion që dikur ishte pjesë e pazareve politike sa për ta bë ndokënd ministër. E mjedisi ishte lënë në harresë, fjalë boshe çdo ditë e vepra konkrete asnjë ditë. Ne që kur kemi marrë timonin e pushtetit gjërat kanë ndryshuar. Kujdesi për mjedisin në tërësi e në veçanti cilësinë e ajrit të ndotur janë ndër prioritet tona.
Prandaj, kemi publikuar programet vjetore si në vijim: Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2025, Programi për menaxhimin e ujërave për vitin 2025, Programi për mbrojtjen e natyrës për vitin 2025 dhe Programi Vjetor për financimin e menaxhimit të mbeturinave të posaçme për vitin 2025, të cilat, sipas propozimit tonë janë miratuar në seancën e 47-të të Qeverisë VLEN.

Mjetet për realizimin Programit për investime në mjedisin jetësor për vitin 2025 sigurohen nga kompensimet të cilat janë përcaktuar në nenin 162 të Ligjit për Mjedisin Jetësor dhe janë parashikuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, në një shumë totale prej 871.128.000,00 denarë.

Për programin e dytë që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave për vitin 2025, kemi siguruar buxhet në vlerë prej 31.735.000,00 denarë.

Me programin për mbrojtjen e natyrës për vitin 2025 përcaktohen aktivitete për përmirësimin e mbrojtjes së natyrës. Mjetet nga ky program, me një shumë totale prej 77.510.000 denarë, do të sigurohen nga buxheti i RMV-së për vitin 2025 dhe nga fondet e donatorëve nga projekti aktual shumëvjeçar “Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit – Faza 2” të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Mjedisin, në shumën prej 30.750.000 denarë.

Programi i katër jo më pak i rëndësishëm ka të bëj me financimin e menaxhimit të mbeturinave të posaçme për vitin 2025. Përmes këtij programi përcaktohen qëllimet dhe ndahen mjete për financimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve kombëtare për mbeturinat e posaçme për vitin 2025. Mjetet për realizimin e këtij programi, në një shumë totale prej 131 milionë denarë, janë parashikuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

Ky është ndryshimi, ky është dallimi. Me VLEN-in në qeveri ndryshimi vërehet në çdo sferë. Mjedisi nuk është më i parëndësishëm, por është prioritet që synohet të përmirësohet kjo gjendje e rëndë si pasojë e papërgjegjësisë. E kjo nuk bëhet vetëm me fjalë apo premtime, por me veprime konkrete duke hartuar programe e duke ndarë mjete të nevojshme. Këtë po e bëjmë ne.
VLEN punon pa ndalë që mjedisi të lulëzojë, e qytetarët të frymojnë lirshëm!

Previous Post

Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga

Next Post

Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë, pres t’i zgjerojmë ato

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë, pres t’i zgjerojmë ato

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11/10/2025

Goooooool! Shqipëria kalon në avantazh

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk