Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN kërkon përgjegjësi nga Erkan Arifi për terrenin sportiv në Ropalcë

21/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi për një skandal të madh që ka ndodhur në Komunën e Likovës, me në krye kryetarin aktual, z. Erkan Arifi.

Dje me datë 20 shtator 2025, në media në gjuhën shqipe u publikua një skandal me fakte të pakundërshtueshme, se për terrenin sportiv pranë shkollës fillore 5 tetori në Ropalcë janë nënshkruar dy kontrata për të njëjtin projekt, njëra në vitin 2019 dhe tjetra në vitin 2025.

Edhe pse kryetari përpiqet të mohojë dhe ta quajë këtë “shpifje”, faktet e thonë të kundërtën:

● Në vitin 2019 është lidhur kontrata e parë me ndërmarrjen “KOOP INZHENERING”. Në sistem ajo figuron si e vlefshme, por pa asnjë anulim. Pra a po shpif sistemi z.Arifi?

● Në vitin 2021, z. Arifi e ka promovuar publikisht në Facebook terrenin sportiv në Ropalcë si projekt të përfunduar. Pra,a keni shpifur vet ju z.Arifi, apo keni mashtruar opinionin publik duke e paraqitur një projekt të pafilluar si të realizuar?

 

· Madje në këtë postim të z. Arifi, ai thotë se të gjitha investimet e prezantuara në video kanë kushtuar 2 milionë euro. Pra, a është bërë apo jo terreni sportiv në Ropalcë me tenderin e parë të vitit 2019?

● Katër vjet më vonë, në vitin 2025, shpallet sërish tenderi dhe nënshkruhet për të njëjtin projekt, sikur të mos kishte ndodhur asgjë më parë.

I përballur me këto fakte, kryetari Erkan Arifi në vend që të japë llogari, ai doli me një reagim shterp ku nuk adreson shumicën e dilemave, por thotë se kontrata e parë nuk është paguar.

Ne sërish do t’i drejtohemi me pyetje z. Arifi:

– Pse nuk u bë terreni sportiv në Ropalcë në vitin 2019, kur është nënshkruar kontrata e parë me kompaninë KOOP Inzhenering?

– A është paguar kjo kontratë apo jo, dhe nëse nuk është paguar, pse Erkan Arifi nuk prezantoi dëshmi për anulimin e kontratës?

– A i është paguar dëmshpërblim kompanisë për anulimin e kontratës, nëse është anuluar?

– Nëse kontrata nuk është paguar dhe terreni nuk është bërë, pse Erkan Arifi i mashtroi qytetarët duke e promovuar atë si të përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2021?

Të dashur qytetarë të komunës së Likovës,

Kjo është udhëheqësia aktuale e Likovës, ky është sistemi i kalbur që duhet hequr edhe nga Likova.

Tendere të dyshimta, kontrata të dyfishta, mashtrime dhe gënjeshtra pa pikë turpi duke promovuar projekte që nuk janë realizuar kurrë.

Prandaj, sot si bartës i listës së koalicionit Vlen, i bëj thirrje organeve kompetente, Prokurosië Publike, Policisë Financiare, Komisionit shtetëtor për parandalim të korrupsionit, që të hetojnë këtë rast deri në fund.

U bëj thirrje edhe qytetarëve që të kërkojnë llogari për paratë publike dhe të mos e kalojnë në heshtje këtë skandal.

Likova meriton transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi. Mjaft më me mashtrime e kontrata të dyfishta. Një për vete dhe klikën e ngushtë që ndërtojnë villa në Manastir, tjetra për projektin.

Lirim Jashari – bartës i listës për këshilltarë në komunën e Likovës

Previous Post

Izet Mexhiti mirëpret znj. Filiz Ndocin dhe grupin e grave që aderojnë në VLEN

Next Post

E konfirmon trajneri i Rubin Kazanit: Daku dhe Vesa janë martuar

Related Posts

Maqedoni

Fatmir Limani prezantoi programin zgjedhor: Të shohim drejt së ardhmes për ta bërë Kërçovën të jetueshme

21/09/2025
Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u dekorua me titullin prestigjioz “Ambasador i Paqes”

21/09/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti mirëpret znj. Filiz Ndocin dhe grupin e grave që aderojnë në VLEN

21/09/2025
Maqedoni

Aksion shpëtimi me helikopter mbi fshatin Jalloci i Epërm

21/09/2025
Maqedoni

Rritja e pagës minimale nuk çon në mbylljen e kompanive

21/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami me aktivistët në Marshin e Fitores në Tetovë

21/09/2025
Next Post

E konfirmon trajneri i Rubin Kazanit: Daku dhe Vesa janë martuar

Fatmir Limani prezantoi programin zgjedhor: Të shohim drejt së ardhmes për ta bërë Kërçovën të jetueshme

21/09/2025

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u dekorua me titullin prestigjioz “Ambasador i Paqes”

21/09/2025

E konfirmon trajneri i Rubin Kazanit: Daku dhe Vesa janë martuar

21/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk