Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN kërkon nga Prokuroria të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për prokurim paszgjedhor të pajisjeve të kazinove!

06/08/2024
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot jemi para Prokurorisë Publike, ku kërkojmë që ajo të reagojë mbi dëshmitë e
dëgjuara për korrupsion politik të drejtuar nga kuadro të BDI-së në Lotari.
Ja ku janë faktet:
Sipas këtij Statusi Aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror më 4 gusht 2024, SH.A.
Llotaria Shtetërore më 31 Mars 2023 nëpërmjet delegimit prej 51% në kapitalin
aksionar, regjistroi një video lotari të dytë me emrin NOVO VLT me kapital bazë
prej gati 10 milionë euro.
Si bartës i aktivitetit dhe bashkëpronar i NOVO VLT, figuron kompania Drushtvo
për shërbimet HTL Makedonija DOOEL Shkup.
Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të NOVO VLT janë emëruar, dora e zgjatur e Artan
Grubit dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami dhe
bashkëpartiakët e tij nga BDI-ja, Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku.
Sipas kësaj marrëveshje korrnizë – Marrëveshje e Furnizimit Publik, e lidhur
ndërmjet NOVO VLT dhe bashkëpronarit dhe themeluesit të HTL, më 13 qershor
2024 ose saktësisht 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, është planifikuar që në
një periudhë prej dy vitesh të prokurohen 1600 terminale video lotarie me një
vlerë totale prej gati 19 milionë euro.
Për të qenë edhe më të saktë, NOVO VLT, Bordi Mbikëqyrës i së cilës përfshin tre
anëtarë të stafit të Artan Grubit, në periudhën paszgjedhore, atëherë kur dihej se
BDI po shkonte në opozitë, nga kompani private, gjegjësisht themeluesi i dytë, ka
prokuruar mijëra pajisje të kazinos, për një periudhë për dy vitet e ardhshme, me
një vlerë totale prej gati 19 milionë euro.

Kërkojmë nga Prokuroria Publike të hetojë:

Cilat janë motivet e këtij prokurimi publik?

– A është e vërtetë se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë–
marrëveshjes për furnizim publik, çmimi i tregut për një terminal të
videollotarisë ishte 3800 euro?
– A është e vërtetë që çmimi individual për një terminal të videollotarisë, që
është rënë dakord në marrëveshjen kornizë – marrëveshjes për furnizim
publik, është 10 mijë euro apo 6200 euro më i shtrenjtë se vlera e tij në
treg?
– A është e vërtetë që vlera totale e blerjes kushton 9 920 000 euro më tepër
se vlera e tregut të terminaleve të videollotarisë?
– Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milionë eurosh,
vetëm nga ky tender?

Apo, është rritur me vetëdije dhe qëllimisht vlera e makinerive të kazinosë për të
vjedhur kapitalin bazë të nevojshëm, për të mundësuar hapjen e videollotarisë së
re shtetërore?
Presim që Prokuroria Publike në afatin më të shkurt të mundshëm të hapë një
lëndë dhe të ndërmarrë veprimet e duhura gjyqësore për zbardhjen e të gjitha
rrethanave që lidhen me arsyet dhe dyshimet për korrupsion politik që po e
shpalosim sot.
Në të njëjtën kohë do të kërkojmë nga Agjencia për Zbulim Financiar që të
investigojë lidhjet e mundshme të ish-zyrtarëve të BDI-së me persona të dyshimtë
nga Serbia fqinje të lidhur me bizneset e kazinove.
Koalicioni VLEN është një garanci se drejtësia do të arrijë te të gjithë ata që kanë
thyer ligjin, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo politike.
E vërteta për mëkatet e regjimit të BDI-së ende nuk është zbardhur.

Previous Post

Trump: Venezuela udhëhiqet nga një diktator

Next Post

Tronditet Kosova, burri qëllon me armë zjarri gruan e tij

Related Posts

Aktuale

Murtezani: Instrumenti për reforma do të sjellë roaming më të lirë dhe energji më të sigurt

20/08/2025
Biznes

DAP: Më shumë se 11 mijë punëdhënës nuk kanë paguar pagat bruto dhe kontributet për korrikun

20/08/2025
Maqedoni

Kontroll në Shtip, gjenden armë dhe municione, tre persona të ndaluar

20/08/2025
Maqedoni

MPB ende “po merr masa”, Grubi dhe Bajrami të pakapshëm

20/08/2025
Maqedoni

BDI: Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe dhe “Botën Serbe”

20/08/2025
Maqedoni

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

20/08/2025
Next Post

Tronditet Kosova, burri qëllon me armë zjarri gruan e tij

Murtezani: Instrumenti për reforma do të sjellë roaming më të lirë dhe energji më të sigurt

20/08/2025

“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmitari okular përshkruan momentet pas aksidentit tragjik në Greqi, 3 shqiptarë u dogjën në makinë

20/08/2025

Albulena Haxhiu: Nuk është problem emri im por Vetëvendosje

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk