Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN kërkon mbylljen e menjëhershëm të deponisë së egër në Strugë

26/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deponia e egër e Strugës, e hapur në vitin 2006 si një “zgjidhje e përkohshme”, sot është shndërruar në një nga deponitë më të rrezikshme në Maqedoni.
Ndodhet vetëm 500 metra nga shtëpitë e para të qytetit, po aq larg nga lumi Drini i Zi, dhe më pak se 2 kilometra nga Liqeni i Ohrit ,një zonë e shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO.
Çdo vit aty hidhen mbi 40 mijë tonë mbeturina, pa standarde dhe pa kontroll të llojit të mbetjeve. Djegia e tyre çliron tym, gazra toksikë dhe metale të rënda që ndoten në ajër, tokë dhe ujëra. Kjo ndotje nuk është e padukshme,ajo ndjehet përditë nga qytetarët që shpesh nuk mund të hapin as dritaret gjatë natës.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në vitin 2020 në Strugë u regjistruan 140 raste të reja me kancer ,83 femra dhe 57 meshkuj. Një vit më parë, në nivel komune u shënuan 701 raste të reja malinje. Këto shifra tregojnë një situatë alarmante.
Nëse deponia vazhdon të funksionojë në të njëjtën mënyrë, në 5 vitet e ardhshme pritet një rritje progresive e rasteve me sëmundje kronike dhe malinje. Studimet ndërkombëtare tregojnë se komunitetet që jetojnë pranë deponive të tilla kanë:

-20–30% më shumë raste të kancerit të mushkërive dhe gjirit;
-rritje të ndjeshme të sëmundjeve respiratore tek fëmijët;
-rritje të infertilitetit, aborteve spontane dhe problemeve të zhvillimit tek të porsalindurit;
-dhe një rritje të mortalitetit të përgjithshëm me 10–15%.

Nëse nuk ndërmerren masa, Struga rrezikon që brenda pesë viteve të ardhshme të regjistrojë qindra raste të reja me kancer çdo vit dhe të shndërrohet në një pikë të zezë shëndetësore në rajon.
Kjo situatë nuk është më thjesht një problem lokal apo estetik. Ajo përfaqëson një kërcënim serioz për jetën, për shëndetin publik, për turizmin dhe për vetë trashëgiminë botërore që mbrojmë me krenari.

Ky helm nuk është vetëm pasojë e pakujdesisë, ai është pasojë e vendimeve politike të gabuara dhe të qëllimshme. Deponia është vendosur dhe vazhdon të ekzistojë nën qeverisjen lokale të Komunës së Strugës dhe me përkrahjen e pushtetit të BDI-së, me në krye kryetarin Ramiz Merko. Për më shumë se 18 vite, ky problem është mbuluar me heshtje, duke sakrifikuar shëndetin e qytetarëve për interesa të ngushta politike dhe financiare.

Ne kërkojmë me urgjencë:
-mbylljen dhe sanimin e menjëhershëm të deponisë,
-krijimin e një sistemi të standardizuar për menaxhimin e mbetjeve,
-dhe mbrojtjen e qytetarëve të Strugës nga ky helm i përditshëm.

Në të kundërt, heshtja e institucioneve sot do të thotë sëmundje .. e nesër vdekje.

Previous Post

AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë, shqiptarët më 19 Tetor do t’ua japin përgjigjen

Next Post

VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

Related Posts

Maqedoni

Drejtori i Higjienës Komunale të Shkupit, Sabahedin Rustemi përfundoi në pranga

27/10/2025
Maqedoni

Shkëndija humb derbin, Vardari fiton në Tetovë

27/10/2025
Maqedoni

Kasami: Punojmë për kultivimin e një rinie aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive

27/10/2025
Maqedoni

Shefi i PR-it i Bajram Rexhepit në takim me kandidaten e Levicës në Tetovë

27/10/2025
Maqedoni

MPB: Janë arrestuar dy zyrtarë policorë të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, ndërsa po kërkohen edhe persona të tjerë

27/10/2025
Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

27/10/2025
Next Post

VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

Bardhi dhe Sara prindër për herë të dytë?

27/10/2025

Arbana Osmani drejt rikthimin në televizion?

27/10/2025

Pamje nga aksidenti me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro

27/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk