Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: Jemi fituesit e zgjedhjeve lokale dhe subjekti i dytë politik në Maqedoni të Veriut

20/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni qeveritar VLEN ka vlerësuar procesin zgjedhor lokal të 19 tetorit si të drejtë dhe demokratik, duke theksuar se votimi është zhvilluar pa incidente dhe me një organizim shembullor nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, organet e rendit dhe qeveria aktuale.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e VLEN-it deklaruan se kanë shënuar fitore të qartë në raundin e parë në pesë komuna: Çair, Haraçinë, Saraj, Zhelinë dhe Tearcë. Në raundin e dytë, ata do të garojnë si favoritë në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollneni dhe Bërvenicë. Në Qytetin e Shkupit, sipas tyre, kanë dalë fitues për kryetar dhe këshilltarë.

Megjithëse në Gostivar dhe Vrapçisht nuk është arritur censusi i nevojshëm, VLEN tha se pret vendimin e KSHZ-së për këto dy komuna. Ndërkohë, partneri i tyre AKI ka fituar në Pllasnicë dhe Likovë dhe kalon në raund të dytë në disa komuna të tjera.

VLEN sqaroi se nuk ka marrë pjesë në garën në Komunën e Çashkës, edhe pse kandidati shqiptar ka garuar nën logon e AKI-së. Ata përgëzuan Suat Shaqirin për fitoren atje, duke theksuar se qëllimi ishte të mos rrezikohej fitorja shqiptare.

Duke u bazuar në numrin e komunave të fituara dhe përfaqësimin në balotazh, VLEN e konsideron veten fituesin politik të këtyre zgjedhjeve dhe subjektin e dytë politik në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, fitorja e Izet Mexhitit në Çair dhe epërsia në Tetovë janë dëshmi të qarta të përqafimit të qytetarëve ndaj ofertës së VLEN-it.

Në fund, përfaqësuesit e koalicionit kërkuan nga drejtuesit e AKI-së që të pranojnë publikisht rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjen politike. Ata falënderuan qytetarët për mbështetjen dhe bënë thirrje për reflektim nga opozita shqiptare

Previous Post

Muhamed Elmazi me falimenderim te posaçëm për bashkvendasit e tij

Next Post

Lukrovski i VMRO-së takon Bashkim Bakiun

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025
Aktuale

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Maqedoni

Maqedoni Kosove Shqiperi Rajon Bota Mucunski fton Spiropalin për ta vizituar Shkupin

20/10/2025
Maqedoni

Fetai: Humbës është Taravari, nga katër komuna, në asnjë!

20/10/2025
Maqedoni

Ministri Aliu thumbon Taravarin pas zgjedhjeve lokale

20/10/2025
Maqedoni

Taravari: Limani dhe Shabani shkojnë përsëri në zgjedhje, nuk u plotësua censusi

20/10/2025
Next Post

Lukrovski i VMRO-së takon Bashkim Bakiun

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk