Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike demantoi anketën e BDI-së

25/01/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI non grata po vazhdon me përpjekjet e saj të dëshpëruara për të mashtruar opinionin publik dhe për të mbajtur gjallë aktivistët e tyre. Në një kohë kur besimi te kjo parti ka rënë ndjeshëm, ajo po përpiqet të manipulojë perceptimin publik përmes sondazheve që i manipulon, duke menduar se mund të mashtrojë elektoratin.

 

Edhe vet Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike i demantoi pohimet e BDI non grata e cila në rrjetet sociale u lavdërua me rezultatet nga sondazhi i fundit ti IHSPJ-së se kanë mbështetje dyfish më të madhe nga të gjithë partitë e tjera etnike shqiptare së bashku.

 

Këto metoda manipulative nuk janë asgjë tjetër veçse një reflektim i dëshpërimit të një partie që po humb lidhjen me realitetin dhe qytetarët që dikur pretendonte se i përfaqësonte. Duke përdorur sondazhe të rreme si mjet propagande, BDI nongrata po tregon se është e gatshme të përdorë çdo mjet për të ruajtur imazhin e saj të rrejshëm të fuqisë politike. Por e vërteta është se këto anketa, në vend që ta forcojnë besimin te ajo, vetëm sa po i dëmtojnë më tej kredibilitetin që në fakt as këtë të fundit nuk e kanë.

 

Partia që dikur pretendonte të ishte zëri i shqiptarëve, tani ka përfunduar duke ndjekur metoda “Gebelsiane” të propagandës, ku përsëritja e një gënjeshtre shpresohet të kthehet në “të vërtetë”. Por ajo që BDI harron është se qytetarët shqiptarë nuk janë më aq naivë sa të bien pre e këtyre taktikave të vjetruara.

 

Në vend që të përballet me realitetin dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve, kjo parti vazhdon të mohojë përgjegjësinë për dështimet e saj. Nga korrupsioni i shfrenuar, nepotizmi dhe mungesa e vizionit, e deri te mosrealizimi i premtimeve të saj kryesore, BDI po dëshmon se ka humbur të drejtën për të pretenduar se përfaqëson interesat e shqiptarëve, madje kjo parti nuk mund të përfaqëson diçka as në opozitë, sepse janë sinonim për të zi.

Në fund të fundit, sondazhet e rreme nuk mund të mbulojnë humbjen e legjitimitetit dhe mbështetjes popullore. Elektorati e ka kuptuar se BDI nuk është më një forcë për ndryshim, por një barrë që pengon përparimin e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Taktikat e saj manipulative nuk do të ndalin valën e zhgënjimit dhe refuzimit të qytetarëve, të cilët kërkojnë një alternativë të re, të ndershme dhe të përgjegjshme.

Është koha që BDI të përballet me pasojat e dështimeve të saj dhe të kuptojë se propaganda dhe manipulimi nuk janë më mjete të mjaftueshme për të mbijetuar politikisht. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë më shumë – kërkojnë drejtësi, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë, e këtë ua mundëson vetëm koalicioni i puro shqiptarë, VLEN.

Previous Post

Promovimi solemn në Idrizovë – RMV-ja bëhet me 497 policë të rinj!

Next Post

Federata jep dritën e gjelbërt që “El Clasico” të zhvendoset jashtë Spanjës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Federata jep dritën e gjelbërt që “El Clasico” të zhvendoset jashtë Spanjës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk