Me pjesëmarrjen e qindra aktivistëve dhe mbështetësve, liderët e
 koalicionit VLEN hapën shtabet zgjedhore në komunën e Sarajit dhe atë të
 Zhelinës.
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, publikoi në Facebook se qytetarët në
 çdo cep të vendit po radhiten pas VLEN-it.
“Vazhdojmë me hapjen e shtabeve të Fitores gjithandej ku ka shqiptarë.
 Sonte, Zhelina dhe Saraji iu bashkëngjitën karvanit të ndryshimit. Në
 çdo cep të vendit po marrim përkrahje për rrugën që kemi nisur, rrugën e
 ndryshimit, mirëqenies dhe dinjitetit. Zhelina VLEN! Saraji VLEN!”,
 shkruan Gashi.


 
 










