Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Fitorja fillon nga Likova dhe përhapet në gjithë vendin!

21/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte, në një atmosferë madhështore me praninë e qindra qytetarëve, koalicioni VLEN hapi shtabin zgjedhor në Sllupçan, duke dhënë sinjalin e qartë se Likova është gati për ndryshim.

Likova dhe Sllupçani, bastioni i luftës dhe kala e pamposhtur e shqiptarëve, meritojnë shumë më tepër se kaq vite të humbura nën keqqeverisje. Qytetarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë në kushte që i detyrojnë të shpërngulen në Evropë. Likova meriton kthim të investimeve, zhvillim të qëndrueshëm dhe standard jetese si çdo komunë tjetër në vend.

Liderët e VLEN-it theksuan se Likova dhe Sllupçani kanë qenë bastion i luftës dhe kala e pamposhtur, prandaj meritojnë shumë më tepër investime dhe përmirësim të standardit jetësor. Ata theksuan se nuk është e pranueshme që edhe pas kaq vitesh qytetarët e Likovës të jetojnë në kushte që i detyrojnë të shpërngulen në Evropë, ndërkohë që të gjitha sakrificat e vitit 2001 kërkojnë një përgjigje të dinjitetshme.

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, i dalë nga familja e dëshmorëve, është garancia e këtij ndryshimi. Ai, bashkë me qytetarët dhe me përkrahjen e VLEN-it, do të kthejë mundësitë e humbura në projekte konkrete: infrastrukturë moderne, arsim cilësor dhe shërbime publike transparente.

Ne dërgojmë një mesazh të qartë qytetarëve të Likovës: mashtrimet kanë marrë fund! Koha e atyre që u pasuruan mbi kurrizin e popullit ka kaluar. Çdo denar do të kthehet në investime për komunën, për fshatrat dhe për çdo familje.

Atmosfera e jashtëzakonshme e hapjes së shtabit është dëshmia më e qartë se qytetarët janë të bashkuar. Likova është me VLEN-in, Sllupçani është me VLEN-in, dhe fitorja është e pashmangshme.

Fitorja fillon nga Likova dhe përhapet në gjithë vendin!

Previous Post

Shkëndija mund kampionët e Bullgarisë dhe hedh hapin e parë drejt kualifikimit në Europa Leagua

Next Post

Trump për paqen në Ukrainë: Gjithçka do të jetë e qartë për dy javë

Related Posts

Maqedoni

Alarmi për bombë në Aeroport, arrestohet 26 vjeçari

21/08/2025
Maqedoni

Shtatë vatra zjarri po digjen sonte në Maqedoni

21/08/2025
Maqedoni

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

21/08/2025
Maqedoni

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

21/08/2025
Maqedoni

Yll Limani ndezi natën në Shkup me një koncert të paharrueshëm

21/08/2025
Next Post

Trump për paqen në Ukrainë: Gjithçka do të jetë e qartë për dy javë

Prindër kolumbianë emërojnë vajzën “Chat Yipiti” sipas ChatGPT-së

22/08/2025

Adelina Tahiri e ‘zhytur’ në luks, kështu reklamon veshjen firmato

22/08/2025

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk