Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Është koha për vetingun e Blerim Bexhetit – “funksionarit të përjetshëm” të BDI-së!

25/02/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI-ja flet përsëri për “pastrim” dhe veting, por e vetmja gjë që duhet të bëjë është të pastrojë kreun e saj!
Blerim Bexheti është shembulli perfekt se si BDI-ja i bllokon ndryshimet dhe nuk u jep hapësirë njerëzve të rinj, të ndershëm dhe të aftë!

Blerim Bexheti është 20 vjet në politikë dhe nuk i vjen turp?!
Deputet, ministër, kryetar komune, përsëri deputet – Blerim Bexheti nuk është larguar nga funksionet shtetërore për dy dekada!
A nuk ka guxim të bëjë diçka jashtë politikës? Apo ndoshta e di se vetëm përmes BDI-së dhe institucioneve mund të vazhdojë të ndërtojë privilegjet e tij personale?

Blerim Bexheti është bashkëpunëtori më i afërt i Sasho Mijallkovit te shqiptarët!
Të gjithë e dinë se Bexheti ishte ekzekutuesi kryesor i dëshirave të Sasho Mijallkovit dhe Artan Grubit në gjyqësor! Nën drejtimin e tij, BDI-ja kontrollonte proceset kryesore gjyqësore dhe ndikonte në drejtësinë e Maqedonisë së Veriut! Nëse kjo nuk është për veting, atëherë BDI-ja po flet vetëm në boshllëk.

Blerim Bexheti është funksionar me dhjetëra skandale dhe afera!
Nëse BDI-ja vërtet dëshiron veting, le ta vendosë Blerim Bexhetin në test! Opinioni ka të drejtë të dijë se si një njeri me kaq shumë skandale është ende në politikë. Disa nga aferat më të mëdha të lidhura me të përfshijnë:
• Biseda të përgjuara për ndikim në vendimet gjyqësore dhe emërimin e funksioneve në gjyqësor!
Në skandalin e përgjimeve, Blerim Bexheti u kap duke ndikuar në vendimet gjyqësore dhe duke ndarë pozitat në gjyqësor për interesa partiake.
• Gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë u morën vendimet më të rënda dhe më të padrejta gjyqësore kundër shqiptarëve në shtet.
• Sjellje e papërshtatshme në diskoteka – funksionar pa asnjë kufi moral!
Në disa raste, opinioni ka qenë dëshmitar i skandaleve të lidhura me sjelljen e pahijshme të Bexhetit në klubet e natës.
• Skandali me planet urbanistike në Saraj – si kryetar komune, ka miratuar plane të diskutueshme që favorizonin bizneset e njerëzve të tij të afërt.
• Tenderë të paligjshëm – emri i tij lidhet me raste ku kompani të afërta me të kanë marrë miliona euro nga tenderët shtetërorë pa procedura transparente.
• Presion politik mbi gjyqtarët – gjatë kohës së tij si ministër i Drejtësisë, gjyqësori punonte nën diktatin politik. Gjyqtarët që kundërshtonin BDI-në u larguan ose u margjinalizuan.

BDI, nëse vërtet doni veting – filloni me “funksionarin e përjetshëm” Blerim Bexhetin!
Shqiptarët në Maqedoni meritojnë liderë të ndershëm dhe të rinj, jo njerëz të betonuar në kolltuqe për dekada!

Blerim Bexheti dhe BDI duhet të përgjigjen për këto pyetje:
• Si dhe pse Bexheti ka arritur të qëndrojë për 20 vite në funksione shtetërore?
• Cili është roli i tij në vendimet e diskutueshme urbanistike gjatë kohës që ishte kryetar i Sarajit?
• Sa para dhe cilat kompani të afërta me të kanë përfituar nga tenderët e institucioneve që ai ka udhëhequr?
• Si mund të jetë ai njeriu kryesor i BDI-së për gjyqësorin, kur pikërisht BDI-ja ka shkatërruar besimin në sistemin e drejtësisë?

BDI është sinonim për korrupsion dhe uzurpim të pushtetit – prandaj vetingu i tyre është vetëm një mashtrim!
Pastrimi i vërtetë do të vijë me ndryshime, me fytyra të reja, me të rinj të ndershëm që nuk e përdorin shtetin si biznes personal.

Është koha që Blerim Bexheti të largohet nga politika dhe më në fund të provojë të punojë diçka jashtë buxhetit shtetëror!
Qytetarët nuk i besojnë më gënjeshtrave tuaja për reforma! Është koha për ndryshime!

Previous Post

Bozhinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta

Next Post

Policia Financiare, kallëzim penal për fshehje të tatimit ndaj 1 personi dhe 4 kompanive

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Policia Financiare, kallëzim penal për fshehje të tatimit ndaj 1 personi dhe 4 kompanive

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk