Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit!

15/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reagimi i BDI-së ndaj ministrit të Shëndetësisë, dr. Azir Aliu, është hipokrizia më e madhe që mund të prodhojë një parti që për mbi dy dekada e ka shkatërruar sistemin shëndetësor, e në veçanti Spitalin e Tetovës, të cilin e ka lënë në gjendje mjeruese dhe të padenjë për qytetarët.
Nëse sot kemi nevojë për një Qendër Klinike moderne në Tetovë, kjo është pikërisht për shkak të neglizhencës dhe dështimit të BDI-së, e cila 20 vite ka marrë pushtetin me votat e qytetarëve dhe ka kthyer vetëm zhgënjim.

Le të mos harrojmë: kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, në vetëm një vit nuk solli asnjë projekt madhor, por la pas vetëm skandale, nga tenderët e dyshimtë me firmën e Gjokës e deri te abuzimet me licencat për kanabisin mjekësor. Sot, ky tandem BDI–Taravari kërkon të japë leksione morali.

Ndryshe nga ata, Qeveria ku bën pjesë VLEN ka marrë vendim historik: mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike më moderne në rajon, në Tetovë, një investim që do t’i shërbejë jo vetëm qytetarëve të Pollogut, por gjithë Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, po modernizojmë pajisjet, po përmirësojmë kushtet dhe po hapim vende pune për profesionistët e mjekësisë.

BDI dhe Taravari le të kujtojnë se qytetarët nuk vuajnë nga amnezia, ata e dinë kush e shkatërroi shëndetësinë dhe kush po e ngre atë nga rrënojat. Ne do ta kurojmë shëndetësinë, por asnjëherë mendjen e prishur të BDI-së dhe Taravarit.

Previous Post

Publikohet lista, këto janë kompanitë ku studentët do të mund të përdorin vauçerin prej 250€ për pajisje elektronike

Next Post

Martohet aktorja kosovare, publikon foto me fustan të bardhë

Related Posts

Maqedoni

Zjarri në Drislla, Mickoski: Të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë

12/09/2025
Maqedoni

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

12/09/2025
Maqedoni

BDI: Ministrja serbe me akuza ndaj BDI-së rikthen narrativat e “çlirimit” përmes pushtimit, VMRO-VLEN s’bëjnë zë

12/09/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në rrugën Shtip-Radovish, humbin jetën dy persona

12/09/2025
Maqedoni

DMSH: Ende ka tym në “Drislla” por në vëllim më të vogël, zjarri në deponinë “Vardarishte” është shuar plotësisht

12/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Eja ta nënshkruajmë një marrëveshje te noteri, nëse humb të japësh dorëheqje nga Qeveria!

12/09/2025
Next Post

Martohet aktorja kosovare, publikon foto me fustan të bardhë

Zjarri në Drislla, Mickoski: Të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë

12/09/2025

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

12/09/2025

Seanca e parë e Kuvendit të ri në Shqipëri fillon me tensione, Sali Berisha refuzoi të hapte punimet

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk