Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN demaskon BDI-në: Ju që përjashtuat shqiptarët, sot flisni për përfaqësim!

05/08/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLEN reagon me indinjatë ndaj pretendimeve të rreme të BDI-së, e cila sot, pa asnjë fije përgjegjësie morale, u përpoq të shpërndajë panik dhe dezinformim lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Armatën dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Këto shifra që i përmend BDI janë tërësisht të pavërteta dhe keqdashëse. Të dhënat zyrtare flasin për një proces të hapur, transparent dhe mbi të gjitha të mbikëqyrur nga institucionet përkatëse që sigurojnë përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Dhe jo vetëm që nuk ka përjashtim të shqiptarëve, por për herë të parë po bëhet korrigjimi real i padrejtësive të trashëguara ndër vite, padrejtësi që ndodhën pikërisht në kohën kur BDI kishte kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet shtetërore.

Të flasësh për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet e sigurisë, kur për dy dekada ishe vetë përgjegjës për këtë situatë, është hipokrizi politike në shkallën më të lartë. BDI është partia që i ka bërë shqiptarët statistikë dhe dekor, ndërsa vetë ka qenë peng i pazareve me çdo qeveri që i garantonte kolltuqet dhe tenderët.

Sot, kur përfaqësimi i drejtë është duke u zbatuar konkretisht dhe shqiptarët janë pjesë aktive e strukturave shtetërore në mënyrë të barabartë, BDI zgjedh të sajojë lajme për të rikthyer veten në lojë, sepse s’e ka më as kauzën, as besimin e qytetarëve. Të flasësh për “sulm ndaj Marrëveshjes së Ohrit” është tragjikomike kur për 20 vite BDI e përdori këtë marrëveshje vetëm si parullë zgjedhore, ndërsa në realitet nuk bëri asgjë për ta zbatuar atë.
Pretendimet e partisë nongrata nuk janë gjë tjetër veçse nisja e një fushate zgjedhore të dëshpëruar, një përpjekje për të shpëtuar atë që nuk mund të shpëtohet: humbjen e sigurt në zgjedhjet lokale.

VLEN i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e politikës së vjetër të mashtrimit. Sot kemi një qeveri që për herë të parë flet me rezultate, jo me propagandë. Sot kemi një qasje që garanton përfaqësim dhe dinjitet, jo tallje me ndjenjat kombëtare.

VLEN punon, BDI shpif. Populli nuk ka më nevojë për alarme të rrejshme. Populli ka nevojë për punë, për barazi, për të ardhme dhe kjo sot ka një emër: VLEN.

Previous Post

Dauti-Mela: Fokus në forcimin e kontrollit fiskal dhe luftën kundër ekonomisë gri

Next Post

Modric prezantohet te Milani: Jap maksimumin, dërgojmë ekipin aty ku i takon

Related Posts

Aktuale

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025
Maqedoni

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Maqedoni

Ngjarja e rëndë në Spitalin Psikiatrik- Shkup, drejtori Avdullai jep detaje

05/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Mbështesni Shkëndijën me zemër e dinjitet kombëtar!

05/08/2025
Maqedoni

Mbi veturë pa targa, duke bërë trende Tik-Toku! Deshën të bëhen të famshëm, përfunduan në polici

05/08/2025
Maqedoni

Ibraimi: Shkëndija duhet të përkrahet me zemër, jo me urrejtje

05/08/2025
Next Post

Modric prezantohet te Milani: Jap maksimumin, dërgojmë ekipin aty ku i takon

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025

Zhegrova bën hap përpara në karrierë, pritet t’i bashkohet skuadrës së madhe evropiane

05/08/2025

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk