Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN çdo ditë më e unifikuar – Promovohet Qendra për Komunikim e koalicionit

29/07/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas formimit të Trupi Koordinues Politik të VLEN-it, si dhe krijimit të Komisionit për Çështjet e Zgjedhjeve, Emërimeve dhe Mbikëqyrjes së Zbatimit të Politikave, ashtu siç paralajmëruam, sot po ndërmarrim hapin tjetër të rëndësishëm për të përmirësuar komunikimin dhe transparencën, hap ky që çon koalicionin VLEN më shumë drejt unifikimit dhe integrimit të brendshëm.

Me vendim të Trupit Koordinues Politik, sot kemi kënaqësinë të njoftojmë se koalicioni VLEN ka formuar dhe zyrtarizuar një organ tjetër të përbashkët, Qendrën për Komunikim, e cila do të përbëhet prej 4 anëtarëve, përfaqësues nga të gjitha partitë përbërëse të koalicionit.

Ky organ i veçantë , është i dedikuar për menaxhimin dhe përmirësimin e komunikimit brenda dhe jashtë koalicionit. Gjegjësisht, Qendra për Komunikim do të jetë mekanizmi kryesor për komunikim të koalicionit me publikun, ndërsa ndër kompetencat tjera janë edhe zhvillimi i strategjive të komunikimit, monitorimi i zhvillimeve, organizimi i aktiviteteve promovuese, menaxhimi , zhvillimi dhe mbikëqyrja e platformave në mediat sociale etj.

Si rrjedhojë, paralelisht me këtë organ promovojmë edhe:

1. Web-faqen e re të Përbashkët:

• Një platformë e re online është krijuar për të përmbushur nevojat e komunikimit dhe transparencës së koalicionit VLEN.
• Web-faqja do të shërbejë si qendra kryesore për informim dhe aktivitetet e koalicionit.
2. Kanale të reja të komunikimit:

• Të gjitha kanalet e komunikimit të koalicionit, duke përfshirë rrjetet sociale, do të menaxhohen nga një Qendër e përbashkët për Komunikimin me Publikun.
• Kjo qendër do të sigurojë që informacioni të jetë i saktë, i azhurnuar dhe i qasshëm për të gjithë.

3. Emërimi i Zëdhënësit të Koalicionit:

• Zëdhënësi zyrtar i koalicionit VLEN do të jetë Fari Iseni, ndërsa koordinator/Sekretar organizativ i Qendrës për komunikim do të jetë Albi Qamili

• Zëdhënësi do të ketë rolin e përçimit të mesazheve të koalicionit dhe të sigurimit të komunikimit efektiv me mediat dhe publikun, ndërsa koordinatori do të ketë rolin e organizimit dhe mbarëvajtjes së Qendrës.

Të gjitha këto hapa janë ndërmarrë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e koalicionit VLEN. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që qytetarët të jenë të informuar dhe të përfshirë në proceset politike dhe vendimmarrëse.

Koalicioni VLEN, ka marrë mesazhin e qartë e të zëshëm nga votuesi shqiptarë, dhe është i determinuar që të vazhdoj të jetë simbol i bashkimit të shqiptarëve, andaj, mbetemi të detyruar, që me unifikim dhe integrim të strukutrave dhe organeve tona, të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve.

 

KALOJMË NË VEPRIM!

https://www.facebook.com/watch/?v=1561958874356843&t=24

Previous Post

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

Next Post

Taravari: Shkenca nuk etnizohet me idenë e themelimit Akademisë Shqiptare

Related Posts

Maqedoni

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025
Maqedoni

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

05/11/2025
Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Next Post

Taravari: Shkenca nuk etnizohet me idenë e themelimit Akademisë Shqiptare

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk